E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli i vogël luan javën e 9-të të kampionatit

Albania-Sport - Shkodranët e Elvis Plorit, me objektiva të qarta, dje kanë surprizuar në kryeqytet, kur janë shfaqur një skuadër e stërvitur e që ka ditur të luajë këndshëm për të gjithë
Kampionati i katërt i minifutbollit shqiptar dje ka mbyllur javën e nëntë. Fakti është që, pas largimit të Durrësit nga kampionati, kjo për arsye financiare, tashmë janë ndarë përgjysëm ndeshjet e luajtur në fushë me ato që jepen në "tavolinë". Një llogjikë e ftohtë të thotë që, për skuadrat të cilat kanë ikur nga kampionati, të gjitha ndeshjet e tyre shumëzohen me zero. Mirëpo, e vendosur që në fillim të këtij kampionati, presidentët kanë kërkuar tripikëshat në tavolinë, duke e parë aty shansin e vetëm për të hyrë në fazën play-off. Gjithsesi ky është realiteti i kampionatit të katërt të minifutbollit shqiptar, në një kohë që katër ndeshjet e djeshme jo vetëm që janë luajtur në të njëjtën ditë, porse nuk ka të shtyra. E vetmia që ka mbetur pa u luajtur është Pogradeci-Tirana, e cila pritet të zhvillohet në javët në vazhdim. Në ndeshjet e djeshme ka surprizuar Antena Nord, ndërsa 1 Maji i ka nxjerrë "djersë të ftohta" Flabinës, që ka fituar jo me shumë lehtësi. Megjithatë ja cfarë ka ndodhur

KS Ali Demi, goleadë...
Javën e nëntë të kampionatit të katërt të minifutbollit shqiptar e ka celur KS Ali Demi, që në mesditë, në kompleksin e vet, ka pritur Pogradecin. Djemtë e Ardian Memës, edhe duke pasur një kundërshtar jo shumë të fortë, packa se liqenorët e Medinit janë munduar të shfaqin vlerat e tyre, kanë bërë goleadë. Thanasi dhe Tabaku kanë nga katër gola secili. Pas tyre dhe H.Hoxha, Arapi, Er.Hoxha dhe Capuni. Kjo ka qenë skuadra e KS Ali Demit, e cila tashmë përgatitet për t'i bërë sfidë Tiranës kryesuese në grupin A, sepse edhe bardhekuqtë janë kandidat për në Play-off.

Flabinasit, cfarë lodhje me 1 Majin
Ndoshta nuk e kishin menduar kaq të lodhshme sfidën me 1 Majit flabinasit. Porse skuadra e Ramazan Koncit ka bërë rezistencë, ndërsa është dorëzuar atëhere kur i kanë mbaruar të gjitha forcat fizike. Një autogol i Nanos dhe një gol i Licajt e kanë cuar në avantazh 2-0 Flabinën. Por 1 Maji, duke përdorur kundërsulmin, që jo pak e ka kapur "gafil" mbrojtjen e Flabinës, e ka barazuar shpejt rezultatin. Veliu dhe Caslli, në të 16', do të fiksonin rezultatin 2-2. Një pushim i shpejtë i Celmetës dhe Mezini ka fiksuar avantazhin 3-2, që është ruajtur deri në fillimin e pjesës së dytë, sepse është shfaqur përsëri "hija e zezë" e 1 Majit. Veliu dhe 3-3. Edhe një herë tjetër Mezini, avantazh 4-3 për Flabinën, por Caslli nuk i lë shumë hapsira për t'u gëzuar flabinasit, sepse në të 46' është barazuar rezultati në 4-4. Gjithsesi, duke qenë një skuadër më e kompletuar, Flabina ka gjetur forca dhe me Mullain, Mezinin dhe Spahiun ka fiksuar fitoren 7-4, e cila ka qenë shumë e vështirë.

Antena Nord, cfare skuadre!
Dukej si habi që Antena Nord të pretendojë për të marrë titullin kampion në futbollin e sallës shqiptare. Mirëpo dje, kur ka mundur Olimpikun në Tiranë, aq më tepër që skuadra e Nacit ka qenë në tre vendet e para të grupit B, opinionin për skuadrën e Elvis Plorit ka ndryshuar. Në këtë skuadër kanë nisur të besojnë tifozët, që e kanë shoqëruar në kryeqytet, ashtu sic ka nisur të besojë dhe mundësi i Dinamos, Elis Guri, i cili ishte sportdashësi më i zjarrtë i kësaj skuadre. Celufaj, Behari, Caku, Volumi, Lumanaj, Mandi, Kraja, Nurja dhe Pipa kanë shfaqur një Antena Nord simpatike në kryeqyteti. Nuk është thjesht cështja e fitores në transfertë, por sepse Antena Nord duhet marrë vërtetë në konsideratë. Një skuadër që të hap shumë punë, gjë të cilën dje e provoi Olimpiku...

Ja skedat e ndeshjeve:

KS Ali Demi - Pogradeci 12-2
Shënues: Thanasi 8'19'25'52', H.Hoxha 16', Arapi 24', Tabaku 34'42'49'55', Capuni 39', Er.Hoxha 51'/Vertopi 7', Angjo 41'
E enjte, 8 shkurt 2007, ora 11:00 në kompleksin sportiv "Ali Demi", Tirana
KS Ali Demi: Rrapi, Thanasi, Arapi, Kadiu, H.Hoxha/Bllumbi, Tabaku, Capuni, Jazexhiu, E.Hoxha Tr.A.Mema
Pogradeci: Avdullai, Vertopi, Angjo, Mullai, Pojanaku/Cekici Tr.I.Medini
Gjyqtarë: E.Pjetrushi, E.Hoxha (Lezhë)

Besëlidhja - Teuta 11-10
Shënues: Gjergji 8'9'28'42', Gjeloshi 10'42', Djala 27'40'43'45' Cuni 32'/Dajko 3'26'53', Fezga 6'22'51', Hackovija 41'45', Meta 49'57'
E enjte, 8 shkurt 2007, ora 13:00 në kompleksin sportiv të Lezhës
Besëlidhja: Gjoka, Djala, Gjeloshi, Gjergji, E.Biba/A.Biba Tr. V.Gjetja
Teuta: Aleksi, Dajko, Hackovija, Fezga, Grashi/Bello, Metaj, Tr. S.Jusufaj
Gjyqtarë: M.Masha, L.Mustafaraj (Tiranë)

Flabina - 1 Maji 7-4
Shënues: Nano 4'(a), Licaj 10', Mezini 20'45'53', Mullai 48', Spahiu 55'/Veliu 12'31', Caslli 16'46'
E enjte, 8 shkurt 2007, ora 15:00 në kompleksin e Pishinave në Tiranë
Flabina: Enesi, Samarxhi, Mullai, Spahiu, Licaj/Mezini, Hoxha, Nuredinaj, Jani, Bylyku, Kortoci, Xhaferraj Tr.A.Celmeta
1 Maji: Nole, Nano, Lamaj, Veliu, Caslli/Canaj, Mema, Imami Tr.R.Konci
Gjyqtarë: K.Hakrama (Tiranë), V.Luto (Elbasan)
Kartona të verdhë: Mullai, Spahiu, Mezini

Olimpik-ATSH - Antena Nord 1-3
Shënues: Osmanlliu 25'/Behari 28', Lumani 36', 57'(p)
E enjte, 8 shkurt 2007, ora 17:00 në kompleksin sportiv "Ali Demi", Tiranë
Olimpik-ATSH: Beqiri, Agushi, Korumi, Ferko, Osmanlliu/Nela, Fagu, Rexha Tr.I.Naci
Antena Nord: Celufaj, Lumanaj, Volumi, Caku, Mandi/Kraja, Nurja, Behari, Pipa Tr.E.Plori
Gjyqtarë: S.Avdo, A.Rama (Tiranë)
Karton i verdhë: Osmanlliu

Grupi A

Java e nëntë
(8 shkurt 2007)

Besëlidhja - Teuta 11-10
Besa - Vllaznia 0-2 (në tavolinë)
KS Ali Demi - Pogradeci 12-2
Tirana - Vizion Plus 2-0 (në tavolinë)

Renditja
Skuadra N F B H gol. P
1) Tirana 8 8 0 0 45-18 24 (-1)
2) KS Ali Demi 9 6 0 3 47-26 18
3) Teuta 9 5 1 3 47-40 16
4) Vllaznia 9 5 1 3 33-34 16
5) Besëlidhja 9 5 1 3 42-46 16
6) Pogradeci 8 3 1 4 32-50 10 (-1)
7) Besa 8 0 0 8 0-16 0
8) Vizion Plus 8 0 0 8 0-16 0

Shënuesit më të mirë të grupit A
17 gola: Djala (Besëlidhja)
13 gola: Thanasi (KS Ali Demi)
12 gola: Pojanaku (Pogradeci)
11 gola: Manastirliu (Tirana)
9 gola: Hackovija (Teuta)
8 gola: Balliu, Dajko (Teuta)
7 gola: Arapi (KS Ali Demi)
6 gola: Cekici (Pogradeci); Hysa (Tirana); Mashi (Vllaznia); Gjeloshi (Besëlidhja)
5 gola: Capuni, H.Hoxha, Tabaku (KS Ali Demi); (Teuta); Meta (Vllaznia); Vertopi (Pogradeci)
4 gola: Salica (Teuta); Llagami, Nikolli, Xhaferraj (Tirana); Gjergji (Besëlidhja); Bruci, Kulla (Vllaznia); Er.Hoxha (KS Ali Demi)
3 gola: Skora, Fezga, Meta (Teuta); Resuli (Tirana); Kola (Besëlidhja); Martini, Koka (Vllaznia); Mulla (Pogradeci)
2 gola: Lika, Keta, Sina (Tirana); Kadiu (KS Ali Demi); Rusti, Kruja (Besëlidhja); Angjo (Pogradeci)
1 gol: Shpatini, Prendi, Qorri (Vllaznia); Celiku (KS Ali Demi); E.Psatha, H.Psatha, Aleksi (Teuta); Tuci, Cuni (Besëlidhja)

Grupi B

Java e nëntë
(8 shkurt 2007)

Albpetrol - Erzeni 2-0 (në tavolinë)
Flabina - 1 Maji 7-4
Flamurtari - Durrësi 2-0 (në tavolinë)
Olimpik - Antena Nord 1-3

Renditja
Skuadra N F B H gol. P
1) Flabina 9 8 1 0 40-14 25
2) Flamurtari 9 8 0 1 50-17 24
3) Antena Nord 9 6 0 3 46-31 18
4) Olimpik 9 5 1 3 28-21 16
5) Albpetrol 9 5 0 4 30-40 15
6) Durrësi 9 2 0 7 19-38 6
7) 1 Maji 9 1 0 8 25-59 3
8) Erzeni 9 0 0 9 0-18 0

Shënuesit më të mirë të grupit B
17 gola: Qopekaj (Flamurtari)
12 gola: Caku (Antena Nord)
9 gola: Maze (Flamurtari)
8 gola: Samarxhi, Mullai (Flabina)
7 gola: Spahiu (Flabina); Nela, Osmanlliu (Olimpik)
6 gola: Arapi, Loci (Albpetroli); K.Kalus (Flamurtari); Lumani (Antena Nord)
5 gola: Lamaj (1 Maji); Mezini (Flabina); Behari (Antena Nord)
4 gola: Begolli, Veliu (1 Maji); Kasemi (Flamurtari); Hoxha (Durrësi); Volumi, Pipa (Antena Nord); Cela (Flabina)
3 gola: Vajushi, Nurja (Antena Nord); Zykollari, Adili, (Albpetroli); M.Kalus, Alisinani (Flamurtari); Koci (Durrësi); Ferko (Olimpik); Caslli (1 Maji)
2 gola: Korumi, Agushi, Beqiri (Olimpik); Dama, Licaj (Flabina); Godine, Psatha (Durrësi); Kullaj, Mandi, Kraja (Antena Nord); Canaj (1 Maji); Gega (Albpetroli)
1 gol: Golemi (Flamurtari); Dautovi (Antena Nord); Rekaj (Olimpik); Hasa, Rada, E.Domi, Zakova, Zalla, Moja (Durrësi); Hajdari, Halimi, Agushi, Iljazi (Albpetroli); Salku, Sina, Mema (1 Maji)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›