E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laçi, kurbinasit gjejnë forcën për përmbysje në pjesën e dytë

Albania-Sport - Laci ka ngjitur dy shkallë në renditjen e Kategorisë së Parë, pas fitores 3-1 që arriti sot në fushën e vet përballë miqve të Lushnjës, një fitore kjo që e ngjit skuadrën e trajnerit Ramazan Ndreu në vendin e pestë të renditjes, në kuotën e 22 pikëve.
Pavarsisht nga rezultati final, ndeshja e djeshme nuk ishte aspak e lehtë për skuadrën vendase, pasi ishin miqtë e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla ata që kaluan të parët në epërsi, kur veterani Elezi finalizoi me sukses një aksion të skuadrës lushnjare, një minutë përpara përfundimit të pjesës së parë.
Gjithsesi, me fillimin e pjesës së dytë, do të jetë Shazivari ai që do të barazojë rezultatin për miqtë, në minutën e 47-të, dhe, 20 minuta më vonë, Mucollari do të përmbysë rezultatin në favor të Lacit. Gjithcka është vendosur përtej cdo dyshimi 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur Udeke shënoi golin e tretë të Lacit.

Laci - Lushnja 3-1
Shënues: Shazivari 47', Mucollari 67', Udeke 80'/ Elezi 44'.
Laci: Vashaku, Gjini, Baci, Sefgjini, Curri, Mucollari, Shazivari, Mustafaraj, Sefa (Bllaca 61'), Udeke (Kola 85'), Tota. Trajner: R. Ndreu.
Lushnja : Guma, Dhima, Koreshi, Xhapa, Cela, Taullahu, Xhagalliu, (Duri 55'), Topi (Canka 79'), Elezi, Guranjaku, Kaloti (Gjoni 70'). Trajner: I. Gjyla.
Kartona: Curri, Sefagjini, Mucollari, Malo, Cela.
Gjyqtarë: A. Taullau (Tiranë), E. Elezi (Elbasan), E. Bodeci (Elbasan).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›