Turbina, një trepikësh për vendin e tretë

Albania-Sport - Turbina ka qenë fituesja më e madhe e ndeshjeve që u zhvilluan sot në rinisjen e Kategorisë së parë, pasi suksesi minimal, 1-0, që cërrikasit arritën në fushën e tyre ndaj Tomorit, i ngjiti ata në vendin e tretë të renditjes, me 26 pikë, një pikë më pak se Besëlidhja e vendit të dytë, e cila gjithsesi luan nesër në Librazhd kundër Sopotit vendas.
Goli i vetëm i shënuar nga Spaho do të jetë ai që do të bëjë diferencën midis të dyja skuadrave në ndeshjen e luajtur në Fushën Sportive "Nexhip Trungu" të Cërrikut, duke i dhënë kështu skuadrës së trajnerit Bardhi një fitore që e mban në valle për një ngjitje historike në kategorinë e parë.
Ndërkaq, Tomori, deri para disa vitesh një pretendente për titull të Kategorisë Superiore, mbetet e rrënjosur në vendin e fundit të renditjes dhe plotësisht në rrugën e padëshiruar të zbritjes në Kategorinë e dytë, që aktualisht është në fakt kategoria e tretë e futbollit shqiptar.
Turbina -Tomori 1-0
Shënues: Spaho
Turbina: Agolli, E. Metaj. Sekseri, Turtulli, Cela, Begolli (Plepi 81'), Pasha, Spaho, Gjokeja, Shtrepi (M. Metaj 61'), Ymeri (74'). Trajner: S. Bardhi
Tomori: Bytyci, Fani, Demiraj, Delibashi, Lala, Olivera, Uka, Berzezi, Meraj (Malasi 80'), Arbri, Veleshnja (Barboza 66'). Trajner: K. Mile
Gjyqtarë: S. Jareci, R. Avdo (Tiranë), D. Salaj (Shkodër)
Kartona të verdhë: Cela