Besa fiton derbin

Besa Famiglia është fituese e derbit të xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll, pasi të shtunën mbrëma në Pejë e mposhti Prishtinën me rezultat të ngushtë, 24:23, në ndeshjen e parë të sezonit pranveror. Loja ka qenë e barabartë gjatë tërë kohës. Këtë e vërteton edhe fakti se pjesa e parë përfundoi baras, 10:10.
Kandidati tjetër për titull, Kastrioti ishte bindshëm më i mirë se Vjosa, kurse Vëllaznimi mbajti dy pikë në Gjakovë, duke fituar ndaj Kosovës së Vushtrrisë.
Superliga
Rezultatet
Kastrioti – Vjosa34:15
Besa Famiglia – Prishtina24:23
Vëllaznimi – Kosova28:25
Drenica – Trepça zhvillohet më vonë
Tabela
1. Besa Famiglia1528
2. Kastrioti1526
3. Prishtina1520
4. Vëllaznimi1515
5. Trepça149 (-1)
6. Kosova158 (-1)
7. Drenica146
8. Vjosa153 (-1)