Derbi i takon Pejës
Prishtinë, 27 shkurt — Peja e ka fituar derbin e xhiros së 16-të të BKT Superligës së Kosovës në basketboll. Verdh e zinjtë kanë qenë më të suksesshëm se Trepça, të cilën e mposhtën të dielën mbrëma në Palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë me rezultat 73:62.
Pejanët e përforcuar me qendrën boshnjake, Adnan Bajramoviq, e kanë kontrolluar lojën me sukses, duke e ruajtur epërsinë deri në fund të ndeshjes.
Këto dy pikë e përforcojnë ekipin e Bujar Locit në pozitën e tretë, ndërsa mitrovicasit duhet të luftojnë deri në fund të sezonit që ta ndjekin pozitën e katërt, e cila mundëson pjesëmarrjen në play-off.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua të dielën, Bambi fitoi pa problem të madh përballë Kosovës, në Vushtrri.
Të shtunën, Kolegji EuroSport e befasoi Bashkimin e përforcuar, duke triumfuar bindshëm me 31 pikë avantazh, 107:76. Ndërkaq, Sigal Prishtina në ndeshjen e parë të kësaj xhiroje e kishte ‘shembur’ Mitrovicën e pafuqishme.
Superliga – Xhiroja e 16’të
Rezultatet
Trepça – Peja62:73
Mitrovica – Sigal Prishtina32:133
Kol. EuroSport – Bashkimi107:76
Kosova – Bambi82:93
Tabela
1. Sigal Prishtina1631
2. Bambi1630
3. Peja1628
4. Trepça1624
5. K. EuroSport1622
6. Bashkimi1621
7. Kosova1620
8. Mitrovica1616