E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli po ndjek suksesin e turizmit

Shqipëria fiton ndeshjen e dytë të eliminatoreve, e para në grupin D Shqipëria mbyllur pozitivisht edhe ndeshjen e dytë ndërkombëtare për eliminatoret e kampionatit Evropian “Poloni dhe Ukraninë, 2012-të”, duke konfirmuar formën e mirë të ekipit kombëtar nën drejtimin e trajnerit kroat, Josif Kuzhe. Fitorja minimale me shifrat 1:0, përballë modestëve të Luksemburgut, i jep kombëtares sonë vendin e parë në renditjen e përkohshme të grupit D. Kombëtarja kuqezi ka kaluar në avantazh në minutën e ‘37 me anë të Salihit, pas një krosi të ardhur nga krahu i djathtë i sulmit kuqezi. Në 45 minutat e para skuadra jonë përfaqësuese ka zhvilluar një lojë shumë të mirë, duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare, por herë portieri dhe herë traversa bënë që rezultati të mbetej i pandryshuar. Lojtarët e ekipit kundërshtarë aplikuan gjatë gjithë fraksionit të lojës skema mbrojtëse duke mos vënë asnjëherë në provë gardianin kuq e zi, Beqaj. Në minutat e para të pjesës së dytë Luksemburgu detyrohet të luajë me 10 lojtarë pas daljes së Mutsch, i ndëshkuar me dy kartonë të verdhë, për një simulim brenda zonës sonë të rreptësisë. Në minutat në vijim skuadra jonë kombëtare zhvillon sulme të njëpasnjëshme në portën kundërshtare, por pa arritur të prekë rrjetën. Ndeshja mbyllet me rezultatin 1-0 dhe kombëtarja kuqezi ngjitet në kuotën e 4 pikëve, e vetme në krye të renditjes, e ndjekur nga Bjellorusia e cila barazoi më Rumaninë me rezultatin 0-1. Forma e mirë e futbollistëve kuq e zi si Salihi, Cana, Muzaka apo edhe Bogdani përbëjnë një garanci për ndeshjen e ardhshme të ekipit tonë përfaqësues. Shqipëria bën pjesë në grupin D bashkë me Francën, Rumaninë, Bosnje Hercegovinën, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›