Zëvendëskryeministri Ilir Meta, lobon kundër rezolutës serbe në OKB
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Ilir Meta ka nisur dje takimet me ambasadorët e OKB-së në Nju Jork për të lobuar kundër rezolutës serbe që do të shqyrtohet në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Shefi i qeverisë shqiptare është takuar më ambasadorët e Karaibeve në OKB ku ka kërkuar që të kundërshtojnë rezolutën e Serbisë për pavarësinë e Kosovës. Në takim me ambasadorët Meta ka theksuar se rezoluta serbe është konfliktuale dhe se Serbia duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe të dëgjojë sugjerimet e Bashkimit Europian.
Ndërkohë ministri i jashtëm Ilir Meta do të jetë në mbledhjen e OKB-së ku më 9 shtator do të shqyrtohet rezoluta serbe për Kosovën.