Shqipëria, një "fantazmë", Franca e kthen në shëtitje
PARIS-Kombëtarja shqiptare ka pësuar humbjen e pestë në eliminatoret e Europianit 2012, duke mos mundur të bëjë dot asgjë në Paris përballë Francës dhe duke u mposhtur 3-0. Ekipi kuqezi, që në këtë ndeshje vinte me mungesa të shumta, thjesht ka shëtitur fanelën në fushë, pasi ndaj "Gjelave" të Loran Blank çdo gjë ka qenë e pamundur. Vendasit kanë patur gjithçka nën kontroll, të paktën që nga minuta e 11-të, kur Florent Maluda shënoi golin e avantazhit. Përpjekjet e kuqezinjve kanë qenë minimale, ndërsa në çdo moment ekipi dukej në panik. Kësisoj, Franca nuk e ka patur aspak problem të fitojë dhe të ruajë vendin e parë, ndërkohë që ëndrra e shqiptarëve për të zënë vendin e katërt në grup, duke lënë pas dy skuadra, ka marrë fund. Humbja në Paris ishte e paralajmëruar, duke parë rëndësinë që kishte kjo ndeshje në Francë, megjithatë mbetet fakti se disniveli në fushë mes dy skuadrave ka qenë vërtet i madh. Rastet e Shqipërisë për të shënuar kanë qenë zero, pasi francezët nuk kanë toleruar asgjë. Për t'u theksuar një goditje nga jashtë zone e Roshit, që vuri në vështirësi portierin Loris, ndërsa më tej, çdo gjë ka qenë nën kontrollin e ekipit të Blank.
Ndeshja
Takimi i mbrëmshëm nisi me një Francë, që kontrollonte gjithçka dhe me kuqezinjtë që mendonin në çdo moment të mbronin. Por, paniku përballë "Gjelave" ka qenë i dukshëm, sidomos në pasimet e gabuara, madje edhe në 5 metra largësi. Pas vetëm 11 minutash, një gabim i Vangjelit në anësore, sjell një pasim në qendër të Kabaje dhe aty Maluda mposht Ujkanin, i ndihmuar edhe nga një gaim i Dallkut. Reagimi i kuqezinjve është i vakët. Për t'u përmendur një gjuajtje e Roshit dhe një rast i Salihit në goditjen e këndit pasardhëse. Gjithsesi, Loik Remi gjeti golin e dytë në minutën e 38-të, pas një konfuzioni total të mbrojtjes shqiptare, ku Nasri arriti të pasonte me 5 lojtarëve. Këtë herë, një pjesë e fajit i shkon edhe Ujkanit, që pësoi një gol deri diku të evitueshëm. Ndërkohë, pjesa e dytë ka qenë me ritme shumë më të ulta. Vendasit kanë nisur të mendojnë për sfidën me Bosnjen, duke kursyer energji, ndërsa kombëtarja shqiptare nuk ka patur fuqi të kërkojë golin. Në minutën e 67-të, Revejer realizoi edhe golin e tretë, duke mposhtur Samir Ujkanin në cepin e tij. Një gol që tregoi se as portieri nuk ishte në mbrëmjen më të mirë.
Renditja
Me humbjen e mbrëmshme, Shqipëria u thotë përfundimisht lamtumirë shpresave për të zënë vendin e katërt në grup. Kjo, pasi Bjellorusia e Rumania kanë ndarë nga një pikë mes tyre në takimin e mbrëmshëm dhe janë shkëputur disi. Thënë ndryshe, edicioni i kuqezinjve mund të quhet i dështuar, pasi nuk pati asnjë ngjitje në renditje, ndërsa rezultatet e Kuzhe, janë identike me ato të paraardhësit të tij Ari Han.
(d.b/BalkanWeb)