E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përurohet Qendra e Arteve Luftarake “Tirana”

Disiplina Jiu-Jitsu, art luftarak brazilian, do të aplikohet edhe në kryeqytet falë akademisë përkatëse

Një nga teknikat më të përhapura të disiplinave të arteve marciale, Jiu-Jitsu braziliane, do të jetë që nga dita e sotme e pranishme në vendin tonë nëpërmjet Akademisë që është hapur në Tiranë. Në prezantimin e kësaj akademie prestigjioze, e njohur nga Federata Ndërkombëtare e Jiu-Jitsu Braziliane, kanë qenë të pranishëm shumë dashamirës të arteve marciale në Shqipëri, instruktori brazilian Paulo Rigon dhe mjeshtri i madh ndërkombëtar Luiz Palhares, brez i zi 7 dan, në këtë kategori. Instruktori Paulo Rigon dhe mjeshtri i madh Luiz Pelhares, kanë dhënë dje një demonstrim praktik për trupat komando të Zall-Herrit. Pelhares është një instruktor i certifikuar i ushtrisë amerikane, ndërsa do të jetë një nga nxënësit e tij, Rigon, ai që do të japë mësim në akademinë e Tiranës, së bashku me mjeshtrin e njohur të arteve marciale Rezart Spahia, i cili është edhe një nga mbështetësit e hapjes së Akademisë në Tiranë. Gjatë ditës së djeshme, dy mjeshtrit e Jiu-Jitsu, braziliane të shoqëruar nga promotori Rezart Spahiu, janë pritur edhe nga zv/ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Z. Dashnor Bajaziti, me të cilin është diskutuar për perspektivën e kësaj disipline në vendin tonë. Gjatë pasdites, në Qendrën e Arteve Luftarake “Tirana” është mbajtur edhe ceremonia e hapjes zyrtare të kësaj akademie. Të pranishëm, përveç sportdashësve të shumë, kanë qenë edhe përfaqësues të ambasadës braziliane dhe asaj rumune në vendin tonë, si edhe Sekretari i Komitetit Olimpik Shqiptar Stavri Bello dhe personalitete të tjera të jetës sportive në vend.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›