E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbollistët e huaj, të dobishëm apo të dëmshëm?


Nga Franc Hoxha

Kamerunasi Alain Richard Nkoulou (2) dhe nigeriani Djibril Sissokho (1) shënuan tre golat në fitoren e bujshme të Flamurtarit ndaj kryesuesve të kampionatit, Tiranës, duke dëshmuar edhe njëherë se lojtarët e huaj të kampionatit shqiptar japin një kontribut jo të vogël për ekipet ku ata aktivizohen. Pothuajse në cdo ekip të Kategorisë Superior ka në gjirin e vet futbollistë të huaj: afrikanë, amerikano-jugorë, ballkanas, europianë, etj. Kontributi që japin ata shpeshherë ka qenë efikas në rezultatet e skuadrave për të cilin ata luajnë, por jo pak herë janë etiketuar nga ekspertët si të padobishëm për futbollin shqiptar, madje janë konsideruar si një faktor frenues i talenteve të reja shqiptare. 47 LOJTARË TË HUAJ Ne 12 ekipet që ka Kategoria Superiore gjen nga një "fytyrë" të huaji, që në total përbëjnë 47 lojtarë të huaj. BESA mban rekordin përsa i përket lojtarëve të huaj: plot 13 të tillë të regjistruar në Sektorin e Garave në Federatën Shqiptarë të Futbollit. Shqiptarë nga Kosova janë "përzjerë" me kamerunas, nigerianë, haitianë të blerë nga presidenit Nexahrt Bizhdili. Vetëm dy prej tyre janë treguar "prodhues" goli. Kampioni i vendit, ELBASANI ka në gjirin e tij pesë futbollistë me pasaportë jo shqiptare: dy nigerianë Akamba Hyacinth Mengva dhe Anicet Eyenga, ganezin e njohur në ambjentet sportive Abdullah Ishaka Salihu dhe kosovarët Liridon Leci dhe Premton Muja. Edhe APOLONIA e një presidenti "fanatik" si Koco Kokëdhima, që pasi provoi ka tre lojtarë të huaj në gjirin e vet dhe të tre nga Brazili: Gerardo Do Carmo Zhunor (Zherardinjo), Rosha dhe Da Cista Silva. Te PARTIZANI i Albert Xhanit, presidentit më të dashuruar pas të huajve, numri i të huajve është reduktuar në maksimum. Vetëm 3 të tillë dhe të tre nga Brazili: Alan Kardek De Souza, Leandro Gil Miranda Da Silva dhe Jurandir Oliveira. Përjashtim nga rekrutimi i lojtarëve të huaj nuk bën as rekordmenia e titujve kampionë TIRANA. Bardheblutë kanë në shërbimin e tyre tre lotjarë të huaj: kamerunasin Abade Narcise Fish, nigerianin Abraham Alechenvu dhe bolivanin Diomedes Penja. KASTRIOTI i presidentit Shkëlzen Ylli ka në gjirin e vet 3 lojtarë, ku dy prej tyre kanë regjistruar emrin në listën e golashënuesve. Zimbabviani January Ziambo, nigerianët James Osusi dhe Gabriel Auia formojnë treshen e "muskutierëve" të skuadrës krutane. FLAMURTARI, i porsangjitur në Kategorinë Superiore, ka në përbërjen e tij pesë lojtarë të huaj: kongolezët Richard Bokatola Lossombo dhe Sasa Delain, kamerunasit Alain Richard Nkoulou dhe Roger Pandong si dhe nigerianin Djibril Sissokho. DINAMO ka gjirin e saj katër lojtarë të huaj: dy senegalezë (El Hadji Goudjabi dhe Ablaye Papa Diop) dhe dy kroatë (Zoran Kastel dhe Goran Vincetic). LUFTËTARI i largët ka një lojtar të huaj në gjirin e vet: Simo, një futbollist problematik dhe i njohur në median shqiptare për kartonin e kuq të marrë pasi goditi me kokë shokun e tij të ekipit në ndeshjen Teuta-Luftëtari (1-1). SHKUMBINI i Peqinit ka një lojtar të "vockël" por emër shumë të gjatë: Abdurraman Muhammedou. Edhe TEUTA ka në gjirin e vet futbollistin nga Bosnjë-Hercegovina, Idrizovic. 20 GOLA TË SHËNUAR Njëzet gola nga 151 golat e shënuar në 60 ndeshjet e luajtuara në dhjetë javët e para të kampionatit mbajnë firmat e tyre.Në javën e parë të kampionatit 3 nga 21 golat e shënuar kishin për autorë lojtarë të huaj: Zimbabviani January Ziambo (Kastrioti), kamerunasi Piko Malek Binogol (Besa) dhe braziliani Alan Kardek De Souza (Partizani). Në javën e dytë, ishte nigeriani James Osusi (Kastrioti) që shënoi një nga dhjetë golat e në ndeshjen Tirana-Kastrioti (7-3). Tre prej 17 golave në javën e tretë mbajnë firmat e dy lojtarëve të huaj: malaziasit Drazen Milic (Vllaznia) që shënoi kundër Tiranës (1-1) dhe dy gola të El Hadji Goudjabi (Dinamo) që realizoi kundër Besës (31-1). Gol për Dinamon ka shënuar një tjerër i huaj, senegalezi Ablaye Papa Diop, autori i golit të fitores në ndeshjen Dinamo-Shkumbini (2-1). Duke vazhduar me statisitikat e golave të shënuar nga të huajt, lista vazhdon e rritet ashtu si dhe kombësia e autorëve të tyre: braziliani Leandro Gil Miranda Da Silva (Partizani), kongolezi Sasa Delain (Flamurtari), kroati Zoran Kastel (Dinamo, autogol), nigeriani Anicet Eyanga (Elbasani) apo kamerunasi Francois Herbert Endene Elokan (Besa). LOJTARËT E HUAJ NË EKIPE: Besa: 13 Flamurtari: 5 Elbasani: 5 Vllaznia: 5 Dinamo: 4 Partizani: 3 Tirana: 3 Kastrioti: 3 Apolonia: 3 Luftëtari: 1 Shkumbini: 1 Teuta: 1 TOTALI: 47 lojtarë * * * Golat e shënuar nga futbollistët e huaj: JAVA 1: 3 GOLA January Ziambo, Piko Malek Binogol, Alan Kardek De Souza JAVA 2: 1 GOL James Osusi JAVA 3: 3 GOLA Drazen Milic, El Hadji Goudjabi (2) JAVA 5: 1 GOL Ablaye Papa Diop JAVA 6: 2 GOLA, 1 AUTOGOL Leandro Gil Miranda Da Silva, Sasa Delain, Zoran Kastel (autogol) JAVA 7: 2 GOLA Richard Bokatola Lossombo, Sasa Delain JAVA 8: 4 GOLA January Ziambo, Landro Gil Miranda Da Silva, Anicet Eyanga, Francois Herbert Endene Elokan JAVA 10: 3 GOLA Allain Richard Nkoulou (2), Djibril Sissokho Totali: 20 gola

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›