“Topi i Artë”, Bufon thuajse fituesi zyrtar

Sipas informacioeneve të besueshme që vinë direkt nga Parisi, fituesi i "Topit të Artë" do të jetë Xhixhi Bufon. Lajmi është publikuar në gazetën sportive italiane "Tuttosport". Portieri 28-vjecar i Juventusit do të bëhet kështu fituesi i cmimit më prestigjioz në botën e futbollit, i dhënë cdo vit nga revista franceze "France Football" pas një votimi të gazetarëve të specializuar nga një për cdo vend i federuar në UEFA. Bufon ka patur mbështetjen tre herë rresht fituesit të "Topit të Artë", Mishel Platini (1983, 1984, 1985). Cmimi do të jepet më 27 nëntor në Paris dhe do të transmetohet direkt nga "Canal Plus". Bufon do të bëhet kështu portieri i dytë në histori që nga viti 1963, vit kur fitoi sovjetiku Lev Jashin. Xhixhi Bufon në votimet e mbyllyra ditën e hënë ka mposhtur Tieri Henri, sulmuesin francez të Arsenalit (nënkampion i Botës dhe i Europës) dhe Fabio Kanavaron, mbrojtësin e Realit të Madridit. Bufon, pritet të jetë italiani i pestë (përfshirë dhe italo-argjentinasi Omar Sivori) që fiton "Topin e Artë".