Kupa e Kosoves/ Rezultate befasuese rrethin e parë

Ejup LLUMNICA
Janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të parë të garave të Kupës së Kosovës. Befasia më e madhe në këto gara është eliminimi i Trepcës, e cila në fillim të këtyre garave është vlerësuar si njëra prej skuadrave pretendente për të fituar këtë trofe. "Xehetarët" në Kacanik janë mundur me penallti nga Lepenci, pasi që ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë, 2:2. Edhe në ndeshjen tjetër ndërmjet Arbërisë dhe Gjilanit fituesi u desh të përcaktohet tek pas ekzekutimit të penalltive. Gjilanasit ishin më të suksesshëm, duke e përmbyllur këtë ndeshje me rezultat 5:4. Rezultatet tjera ishin kryesisht të pritura. Kalimin në rrethin tjetër më së lehti e kanë arritur Hysi, Flamurtari, Liria dhe Besa, pasi që kundërshtarët e tyre fare nuk kanë organizuar ndeshje, kështu që ato pa lojë kaluan në rrethin tjetër. Prishtina, e cila rrugëtimin për ta mbrojtur trofeun e Kupës së Kosovës e ka nisur në Rahovec, në përballje me skuadrën e Rahovecit, të cilën pa ndonjë vështirësi të madhe e mundi me rezultat 3:0. Finalisti i vitit të kaluar, Drenica, para adhuruesve të vetë qe bindëse ndaj Ulpianës, të cilën e mposhti me rezultat 5:2, ndërkaq fitoren më të lartë në këtë ndeshje e ka arritur KEK-u, i cili në Kastriot me rezultat hendbollistik (13:1) e mundi Arbanën. Gjithashtu tejet bindëse ka qenë edhe Trepca '89, e cila në Mitrovicë eliminoi nga garat e mëtejme Vullnetarin e UCK-së, duke e mposhtur me rezultat 8:0. Takim deri diku që ka sjellë rezultat befasues ishte ai në Gjilan, i cili u zhvillua ndërmjet skuadrës lidere në tabelë në Ligën e parë, Dritës, e cila me rezultat bindës 4:0 eliminoi skuadrën elite të futbollit, Ferizajn. Box Rezultatet: Drenica - Ulpiana 5:2 Arbëria - Gjilani 2:2 (me penallti 4:5) Kosova (V) - F. Kosova 2:1 Gryka - Kosova (P) 1:2 Shqiponja - Hasi 8:0 Rahoveci - Prishtina 0:3 Trepca '89 - Vulln. i UCK-së 8:0 Mushtishti - Besa, , nuk u zhvillua Dukagjini - Flamurtari, nuk u zhvillua Drita - Ferizaj 4:0 Sharri - Vëllaznimi 1:0 Besiana - Ramiz Sadiku 3:1 KEK-u - Arbana 13:1 Lepenci - Trepca 2:2 (me penallti 4:3)