E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mishel Platini, me një "gjel" blen "shqiponjën”

Nga Franc Hoxha

"Zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë!". Kjo pjesë e refrenit të këngës së njohur elektorale të krytarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ishte lejtmotivi që përshkroi vizitën disa orëshë në Tiranë të legjendës franceze Mishel Platini, kandidatit potencial për "fronin" e UEFA-s në zgjedhjet e 27 janarit të vitit të ardhshëm. Kampioni i madh shpenzoi privatisht shuma të mëdha (avion privat, ekip televiziv të televizionit më të ndjekur francez TF1) për të përururuar një fushë minifutbolli të shkollës "Hasan Vogli" në kryeqytet, aq sa dukej dhe në praninë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, se po priste shiritin e ndonjë rruge të porsaasfaltuar. "Basta", - u kërkoi Platini të pranishmëve të zhurmshëm, që më shumë se për të parë fushën e shkollës në lagjen e Brakës, kishin ardhur për të parë nga afër futbollistin e madh. "Jam habitur nga pritja madhështore si në asnjë vend tjeter. Këta fëmijë të shumtë që brohorisin emrin tim nuk më njohin, por baballarët e tyre do t'i kenë treguar për mua. Unë i falënderoj që ma dinë emrin", - tha Platini në fillimi të konferencës së tij për shtyp, duke pranuar se kishte ardhur në Shqipëri për fushatë elektorale. "Kam ardhur për fushatë elektorale dhe kjo dihet. Duka është një miku im. Sigurisht nuk i kërkoj atij votën me forcë, sepse ka të drejtë të votojë për kë të dojë. Por në momentin qe ai do të hedhë fletën në kuti, duhet të kujtohet se emri im është Platini", tha tri herë fituesi i "Topit të Artë", Mishel Platini. Gjatë ceremonisë u sëe përurimit të mini-fushës sportive me bar artificial të shkollës 9-vjecare "Hasan Vogli" ne Tirane, si pjesë e projektit të përbashkët të UEFA-s, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin e 20 fushave të mini-futbollit në kryeqytet, projekt i cili ka si qëllimi masivizimin e futbollit në moshat e vogla morrën pjesë përvec Mishel Platinisë, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, presidenti i FSHF-se, Armand Duka, sekretari i pergjithshem, Roland Mici etj. Këto projekte u bashkëfinancuan nga UEFA nëpërmjet projektit "Hat Trick", me një kontribut prej 1 milion frangash zvicerane dhe nga Bashkia e Tiranës. Sipas marrëveshjes së lidhur midis FSHF-së dhe Bashkisë së Tiranës, kjo e fundit realizoi ndërtimin e 20 mini-fushave të futbollit. Vlera totale e këtij investimi për pjesën e Bashkisë ishte 19.017.160 lekë. Ky projekt u zbatua për shkollat "A.Gashi", "Kushtrimi i Lirisë", "Myslym Keta", "Luigj Gurakuqi", "Sami Frashëri", "Bajram Curri", "Avni Rustemi", "Abdulla Keta", "Ali Demi", "Ibrahim Brahja", Shkolla "Sauk", "Dh. Leka", "Gjon Buzuku", "Naim Frashëri", "Hasan Vogli", "28 Nëntori", Shkolla Ekonomike, "Arben Broci", "Loro Borici" 2 mini-kalceto. "Me sa di unë, është hera e tretë që zoti Platini vjen në Shqipëri, dhe të vish tre herë në Shqipëri dhe për të inaguruar një fushë nuk është dhe aq domosdoshme, por mesa duket Platinisë i ka pëlqyer Shqipërisë dhe njerzit që drejtojnë sportin këtu", tha kreu i Delegacionit Olimpik, Fidel Ylli më pritjen e organizuar në orën 18:00 nga drejtuesit e Komitetit Olimpik Shqiptar, Stavri Bello dhe Fidel Ylli. "Jo kam ardhur katër herë në Shqipëri, madje një herë kur drejtoja kombëtaren e Francës", - tha Platini, "armik" i Shqipërisë, kur drejtonte Francën në ndeshjen e fituar 1-0 për eliminatoret e Kampionatit Europian 1992, më 17 nëntor 1990. "Jam nja tifoz i Juventusit dhe është një nder i madh për mua që e shoh Platinën kaq afër. Dua të kujtoj një shprehje që ne kemi në Shqipëri: më mirë një mik, se sa një ciflig. Pasi është e rëndësishme, sado që federata shqiptare është pasur ka nevojë për njohjen dhe miqësinë me drejtuesve me influencë",- pohoi Shefi i Misionit i Lojërave Olimpike Verore, Fidel Ylli. Nga ana e tij, Sekretari i Pergjithshem i KOKSH z. Stavri Bello, në kuadër të kësaj vizite, z. Bello shprehu kënaqesinë e vecantë që FSHF dhe z. Platini ishin në KOKSH, edhe për faktin se kjo vizitë bëhej në kuadër të nismave dhe projekteve që do të shërbejne rinise shqiptare. "Duke qenë se infrastruktura e futbollit, për nga misisioni isaj, do t'i sherbeje të bërit sport edhe të rinjve të tjerë të cilët praktikojnë sporte të tjera, KOKSH është shumë i kënaqur për projektet e sukseseshme që realizon FSHF-ja". "Shpeshherë ne të UEFA-s jemi dhe kundër qeverive, nuk kam parasysh vetëm këtë tuajën", pohoi Platini, duke bërë humorin e zakonshëm të tij, si një nga mjetet e tij për të fituar zemrat e bashkëbiseduesve. Platini falënderoi për mikpritjen e përzëmërt dhe shprehu kënaqësinë e vecantë për vizitën në KOKSH dhe takimin me perfaqësues të tij. "Për mua është shumë e rëndësishme që fëmijët të bëjnë sport dhe që infrastruktura e futbollit mund të shërbejë për të bërë sporte të ndryshme të gjithë të rinjte. Të rinjtë janë e ardhmja dhe kjo është e shkëlqyer. Platini mori si dhuratë një pllakë dekorative me portretin e Skënderbeut. "Kush është heroi juaj kombëtar", kërkoi të dinte Platini, që dhuroi nga ana e tij një "kujtim të vogël" nga Franca. "Ndonjë gjel", bëri humor sekretari Bello.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›