E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga talenti në tregtar droge

Futbollistët që konsiderohen si yje të ardhshme jo gjithmonë kanë karrierë të suksesshme. Këtë e vërteton rasti i ish përfaqësuesit U-21 të Zvicrës, Nenad Savic. Futbollisti 31 vjeç është arrestuar dhe dënuar me afro tri vjet burg.

Arsyeja është e thjeshtë: akuzohet se ka shitur 1,2 kilogramë kokainë në periudhën nga fundi i vitit 2008 deri në fillim të atij 2009. Savic do t’i kalojë së paku 10 muaj nën kujdes, ndërsa gjykata e Zurichut të Zvicrës ka vendosur saktësisht për 2 vjet e 8 muaj burg.

I lindur më 28 janar të vitit 1981 në ish-Jugosllavi, mesfushori e kishte nisur karrierën në Zvicër (13 paraqitje e 3 gola me U-21 të ekipit helvetik). Ai e kishte fituar një titull të kampionit me fanellën e Baselit në vitin 2002, ku ka luajtur deri në vitin 2006. Skuadra e tij e fundit ishte Thuni.

Më pas ishte transferuar në Izrael, ku ka kontratë me ekipin Hapoel Ironi Kiryat Shmona. Mirëpo, pas vendimit të gjykatës, karriera e Savicit mund të marrë fund qysh tash.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›