Redknapp-Liverpoolit: Kthejeni Owenin

Ish-ylli i Liverpoolit, Jamie Redknapp, thotë se klubi në krizë duhet të nënshkruajë me Michael Owen.
Owen është lojtar i lirë pasi u lirua nga Manchester United dhe është duke u lidhur me një rikthim në Anfield.
“Nëse unë do të isha ata, gjëja e parë që do të bëja është të shkoj dhe ta sjell Michael Owen. Ai është lojtar i lirë. Ata kanë nevojë të bëjnë diçka, pasi për momentin ka probleme të vërteta për Brendan”, ka thënë Redknapp për Sky Sports.