E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja në diktaturë, familja kërkon dëmshpërblim në gjykatë

Padia

E bija e Sandër Sokolit, i ekzekutuar pas revoltës së Qafë Barit, padit Ministrinë e Drejtësisë për dëmshpërblimin. Kërkesë-padia është regjistruar në Gjykatën e Tiranës dhe mban numrin 5866. Paditës është Valbona Sokoli dhe e paditur është Ministria e Drejtësisë. Objekti është “detyrimi i të paditurit (Ministrisë së Drejtësisë) të zbatojë ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007, nenin 7, ku unë, pala paditëse, të marr dëmshpërblimin e plotë për dënimin me burgim politik dhe vdekjen e Sandër Sokolit, babait tim ashtu siç e thotë ky ligj”. Paditësja kërkon dëmshpërblimin në vlerësimin e 8 viteve. Sipas të dhënave, viktima Sandër Sokoli ka vdekur gjatë revoltës së Qafë Barit në Pukë. Ish-oficeri i ushtrisë u godit për vdekje nga gardianët e burgut famëkeq.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›