E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varri masiv 313

Interesohet familja e ish-gjeneralit
Pas plotësimit të formave të skeleteve, do të fillojë puna për verifikimin e vitit kur kanë ndërruar jetë. Ndërkohë, pranë zyrës së Avokatit të Popullit janë interesuar për këtë gjetje edhe familjarët e ish-gjeneralit Dali Ndreu dhe bashkëshortes së tij Liri Gega, të cilët janë pushkatuar gjatë regjimit komunist. Familjarët kanë plotësuar një kërkesë në zyrën e Dobjanit, ku kërkonin që të bëhej analiza e ADN-së për eshtrat e gjetura në rrëzë të malit të Dajtit, pasi kishin dyshime se mos ishin të prindërve të tyre. Ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politike deklaron se numri i atyre që u pushkatuan pa gjyq, eshtrat e të cilëve nuk janë gjetur akoma, është katër mijë. Disa ditë pas publikimit të lajmit në gazetën “Shqip”, trashëgimtarët e të pushkatuarve gjatë regjimit komunist po interesohen për të afërmit e tyre.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›