E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyerjet, Chountis: Masa ndaj përgjegjësve

Raporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe Ballkanin, eurodeputeti grek Nikolaos Chountis dënon aktet që u panë gjatë paradës ushtarake në Greqi.

"Ne duhet t’i evitojmë këto akte, pasi nuk ndihmojnë në miqësinë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy popujve. Grupi ynë në parlament ka bërë një kërkesë drejtuar qeverisë greke për gjetur fajtorët e për të marrë masat e duhura”, u shpreh Chountis.Në një takim me kryeparlamentaren, Jozefina Topalli, zyrtari i lartë theksoi se mbështet lëvizjen e lirë të qytetarëve në Europë dhe përkrah fort heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë.”

Nga ana e saj Topalli premtoi përmbushjen e të gjitha standardeve, paavrësisht tendencës së kryetarit socialist Edi Rama për ta penguar procesin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›