E Diel, 1 Nëntor 2026

Ftesa zyrtare, ministri i Jashtëm niset drejt Kroacisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, u nis dje për një vizitë zyrtare në Kroaci, me ftesë të ministrit kroat të Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian, Gordan Jandrokoviç. Gjatë vizitës, veç bisedimeve zyrtare në Ministrinë kroate të Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian, zëvendëskryeministri do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviç, nga Kryeministrja Jadranka Kosor dhe nga kryetari i Parlamentit, Luka Bebiç. Gjatë qëndrimit të tij në Zagreb, Meta do të takohet edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar që punon e jeton në Kroaci. Kreu i diplomacisë shqiptare pritet që gjatë kësaj vizite të diskutojë me personalitetet më të larta kroate çështje që kanë të bëjnë me thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, me integrimin evropian, lëvizjen e lirë, konsolidimin e bashkëpunimit në gjirin NATO-s, si dhe me bashkëpunimin rajonal. Do të nënshkruhet gjithashtu edhe Protokolli i Bashkëpunimit midis Akademive Diplomatike të Ministrive t Punëve të Jashtme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›