E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aneta Rama: Nuk e fal Sali Berishn

Zonja Aneta Rama, nëna e kryesocialistit Edi Rama nuk pranoi të pajtohet me të paditurin prej saj, kryeministrin Sali Berisha të cilin e akuzon për shpifje dhe cënim të dinjitetit.

Në seancën e radhës e cila parashikonte sipas ligjit edhe pajtimin mes paleve, Aneta Rama tha nëpërmjet avokatëve mbrojtës Arjan Salati dhe Eno Bushi, se nuk shikon asnje rrethanë për t’u tërhequr nga kërkesa. Nëna e kryesocialistit Edi Rama ishte e pranishme ne procesin qe po zhvillohet në Gjykatën e Lartë ndërkohë që kryeministri i vendit përfaqësohej me një prokurë të lëshuar prej tij nga avokatja Erinda Ballanca.

Avokatët i thanë Gjykatës së Lartë se kryeministri në 29 nëntor 2009, në seancën e kuvendit ka shpifur ndaj klientes së tyre në dy fjalitë kur ka thene se “zonja ka kuruar të birin për 20 vjet dhe se i biri e ka nxjerre me rrobat e gjumit në pazar”.

Vetë Aneta Rama nuk foli para Kolegjit ndërkohë që avokatja e kryeministrit pasi dëgjoi qëndrimin e palës paditëse që refuzoi pajtimin tha se do të jape qëndrimin në një seancë të mëvonshme. Gjykata caktoi 12 prillin si daten per seancen e radhes.

Nderkohe ne te njejtin dite ishte edhe procesi me pale paditese Artan Dulakun qe akuzon serisht kryeministrin Sali bverisha per shpifje por, séance nuk shty per ne nje date tjeter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›