E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar

Çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar ka rënë në mënyrë drastike, në nivelin 10 për qind. Aktualisht një fuçi naftë në SHBA kushton më pak se 100 dollarë, ndërsa investitorët janë në garë për të shitur rezervat e tyre.

Një fuçi e naftës brend në Londër është 12 dollarë më lirë, dhe aktualisht kushton 109.19 dollarë. Të dhënat për dobësitë e ekonomisë së Europës dhe të SHBA-së kanë ndikuar në rënien e çmimit të naftës përgjatë gjithë javës.

Kërkesa për prodhimet industriale gjermane ra papritur në muajin mars, kurse rritja e papunësisë në SHBA aktualisht është në nivelin më të lartë gjatë tetë muajve të fundit.

Analistët presin që tendenca e rënies së çmimit të naftës do të vazhdojë për disa muaj, meqënëse gjatë kësaj periudhe nuk pritet ndonjë përmirësim i madh i ekonomive kryesore të botës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›