Fyle Jo fjale por reforma

E enjte 01 Mars 2012 1924
Eurokomisioneri per zgjerimin Stefan FyleBrukseli i terheq serish vemendjen Tiranes zyrtare per te shenuar progres konkret me reformat ne menyre qe integrimi te mos mbetet nje mision i pamundur. Eurokomisioneri per zgjerimin Stefan Fyle ia ka beret e qarte kete mesazh ministrit te jashtem Edmond Haxhinasto gjate takimit ne oret e pasdites. Zoti Fyle nenvizoi se palet politike ne Shqiperi duhet te vijojne dialogun konstruktiv ne menyre qe te zbatojne marreveshjen e arritur nentorin e kaluar per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare si dhe te fokusohen te sundimi i ligjit dhe lufta antikorrupsion.
Sipas Fyles Shqiperia duhet te permbushe 12 rekomandimet e Komisionit Europian dhe vemendja duhet perqendruar kryesisht ne sundimin e ligjit dhe luften kunder korrupsionit. Dialogu politik konstruktiv do te siguroje se Shqiperia po arrin hapa pozitive ne zbatimin e marreveshjes se arritur nentorin e kaluar sidomos ne reformen zgjedhore dhe ate parlamentare. Shqiperia duhet te vazhdoje progresin ne permbushjen e 12 rekomandimeve kyce te KE-se me theksin tek krijimi i nje rruge te besueshme per sundimin e ligjit dhe luften anti-korrupsion. Eshte shprehur Stefan Fule. Edhe njehere Fyle theksoi se integrimi europian duhet te kthehet ne axhende kombetare per Shqiperine dhe gjithsecili duhet te luaje rolin qe i takon. Deshiroj te theksoj edhe njehere se per nje vend qe kerkon te perfshihet ne axhenden europiane eshte e rendesishme qe inegrimi te kthehet ne axhende kombetare per qeverine per opoziten dhe per shoqerine civile. Nje procesi sakte dhe gjitheperfshires eshte celesi per suksesin e Shqiperise ne perpjekjet e saj per reforma. Deklaron Stefan Fule. Takimi i Haxhinastos me Fylen vjen nje dite pasi ne Komitetin e Jashtem te Parlamentit Europian u votuan raportet per Bosnjen Turqine Malin e Zi dhe Serbine. Nderkohe sipas zyres per shtyp te kreut te delegacionit per vendet ballkanike ne PE Eduard Kukan per Shqiperine nuk eshte hartuar asnje rezolute qe do te tregonte progresin e saj ne reforma. Sipas Kukan palet ne Shqiperi jane te angazhuara me akuza te ndersjellta per nje raport te mundshem negativ se sa per nje dialog konstruktiv qe do te conte ne permbushjen e 12 rekomandimeve.
Komento
Facebook