E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ: 750 milionë lekë për zgjedhjet vendore, s’blihen kuti të reja

04-01-2011 / Gazeta 55

Rreth 750 milion leke pritet të jetë fatura e zgjedhjeve lokale të 8 majit. Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani zbardh shifrën ende jo zyrtare që do t’i kërkohet qeverisë për të organizuar sfiden elektorale për kryetarë bashkish dhe komunash. Po ashtu Ristani zbardh arsyet e vonesës në përcaktimin e faturës. “Përsëri kemi pasur ngërçin e madh që vjen nga procesi i kutive. Nuk e kemi mbyllur dot projekt-buxhetin pasi prisnim pikërisht këtë vendimmarrje sepse do të varionte buxheti nëse do të detyroheshim të blinim kuti të reja apo materialet që janë brenda kutive duhen llogaritur nëse do të riciklohen apo jo. Megjithatë një shifër të përafërt mund ta kemi, besoj diku tek 700- 750 milionë lekë”- tha Ristani.  KQZ pritet t’i kërkojë së shpejti qeverisë fondin e vecantë për organizimin e zgjedhjeve të këtij viti. Ndryshe nga ç’ishte artikuluar pak kohë më parë, në këtë fond nuk do të përshihet fatura e kutive shtesë, pas vendimit të KQZ-së për boshatisjen e atyre të 28 qershorit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›