Lezhë, gjendet e vdekur në banesë një 26 vjeçare
LEZHË- Një 26 vjeçare me banim në fshatin Gramsh të komunës së Dajçit, në rrethin e Lezhës, u gjet sot e vdekur në banesën e saj.
Burime zyrtare nga policia e Lezhës bënë të ditur se viktima quhet Gentiana Jaku, dhe se nga deklarimet e familjarëve të saj, mësohet se ajo ka shkuar për të fjetur në dhomën e saj dhe rreth dy orë më pas është gjetur e vdekur në krevatin e dhomës së gjumit prej familjarëve të saj.
Policia tha se gjatë këqyrjes së kufomës së shtetases Gentiana Jaku nuk u evidentuan shenja dhune, dhe sipas familjarëve, vdekja e saj është natyrore.
Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.
(e.n/ata/BalkanWeb)