E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Fule: Në 2011-ën komisioni do jetë i gatshëm t’i japë Shqipërisë statusin kandidat

04-01-2011 / Gazeta 55

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fule, deklaron se Shqipëria do marrë gjatë këtij viti statusin e vendit kandidat, por më parë politika duhet të kapërcejë ngërçin politik, një ecejakje artificiale kjo që sipas zyrtarit të Brukselit, mban peng vendin në mënyrë të pajustifikueshme


Bashkimi Evropian i bën dhe një herë apel politikës shqiptare të zgjidhë ngërçin politik, pasi po ndikon në punën e institucioneve në vend. Duke e cilësuar zgjidhjen e ngërçit si zile alarmi, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, në një intervistë për BBC, tha se ishte pikërisht ky i fundit ai që shkaktoi refuzimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë në muajin nëntor. Komisioneri tha se shpreson që të paktën dy vende të anëtarësohen në bllok gjatë katër viteve të ardhshme. “Po të shikoni rekomandimin tonë për Malin e Zi dhe atë për Shqipërinë, në të dy vendet kemi gjendur disa mangësi në fushën e shtetit ligjor, por në Shqipëri, përveç kësaj çështje të rëndësishme, ne iu referuam dhe ngërçit politik dhe faktit që ai me gjasë ka ndikuar në institucionet demokratike që sigurojnë funksionimin e demokracisë së plotë. Këtë do ta gjeni në përfundimet e rekomandimit opinionin për Shqipërinë”, tha ai në lidhje me statusin e kandidatit. Duke vijuar më pas se këshilla më e mirë që mund të japë për politikën shqiptare do të ishte: “Ju lutem, merreni si një zile alarmi, sepse ngërçi politik po vazhdon dhe po ju shqetëson si juve, ashtu dhe neve, prej një kohe të gjatë. Nëse kjo çështje zgjidhet dhe nëse përveç kësaj, ju do të përmbushni kriteret kryesore kyçe, që përmenden në rekomandime dhe përfundimet e Komisionit për Shqipërinë, Komisioni atëherë do të jetë në një situatë tjetër vitin e ardhshëm do të bënte rekomandime më pozitive”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›