E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Largimi i barrikadave, zhvillim pozitiv

BRUKSEL- Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, mbrëmë e ka mirëpritur heqjen e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa ministrat kanë diskutuar për Serbinë, lidhur me të ardhmen e saj evropiane.

Ky “zhvillim pozitiv” është shqyrtuar nga Ministrat e çështjeve evropiane, gjatë diskutimit nëse do t’u rekomandohet liderëve të BE-së, në samitin dyditësh, që fillon nesër, që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit për pranim, tha zoti Fule, mbrëmë vonë në Bruksel.

Ai nuk ka dhënë sinjal të qartë lidhur me konkluzionet e arritura para samitit, megjithqë ka përshëndetur dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, në të cilin, të premtn u arritë marrëveshja për Menaxhimin e integruar të kufirit.
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›