E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Njohja e Kosovës nuk është kusht formal për Serbinë

BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Serbia që të përpiqet t’i normalizojë raportet me Kosovën, në vigjilje të rundit të sotëm të bisedimeve, që janë të parat prej tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, raporton Radio Europa e Lirë.

“Është vitale që vazhdimi i dialogut Beograd – Prishtinë tash të japë rezultate të mëtejshme, që do ta përmirësojnë jetën e njerëzve dhe e forcojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon”,- deklaroi Fyle.

Këto komente komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle i bëri me liderin e Partisë Serbe Progresive opozitare, Tomisllav Nikolic, në Bruksel.

Ndërkohë pyetjes së politikanit serb, nëse njohja e Kosovës është kusht që Serbia ta fitoj statusin e synuar të kandidatit për pranim në BE, Fyle sqaroi.

“E kam përsëritur pozicionin e mirënjohur të Komisionit Evropian se, derisa njohja e Kosovës nuk është kusht formal për procesin integrues evropian të Serbisë, zgjidhjet duhet të gjinden për një numër të çështjeve, të cilat ende e parandalojnë normalizimin e marrëdhënieve”,- theksoi Fyle.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›