Trazirat e korrikut, KFOR arreston dy serbë në Veri
PRISHTINË- Gazeta kosovare Express raporton se mesditen e sotme KFOR-I sot ka arrestuar dy serbë në veri në lidhje me trazirat e shkaktuara në këtë zonë në muajin korrik.
“Arrestimi i tyre është bërë bazuar në hetimet e EULEX’it”, thotë një zyrtar i KFOR, duke saktësuar se ata dyshohen për përfshirje në trazirat e fund-korrikut.
Zyrtarë të EULEX-it pranojnë se KFOR po vazhdon hetimet në zonën e Zubin e Potokut. "EULEX-i është përfshirë në një kërkim në zonën e Zubin e Potokut", thotë Nicholas Haëton, zëdhënës i këtij misioni.
Ndërkohë edhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën e sotme për media, pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë, ka konfirmuar aksionet në Veri. Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk është në konflikt me qytetarët në veri, por është në konflikt me strukturat ilegale dhe kriminale, që kanë funksionuar tash e 12 vjet.
(m.a/BalkanWeb)