E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Procesi zgjedhor te mbyllet me qetesi

Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle ka kerkuar dje nga klasa politike shqiptare qe te permbylle me qetesi procesin e zgjedhjeve te 8 majit dhe te mendoje per reformat integruese te vendit. Duke u ndalur ne zhvillimet e fundit per zgjedhjet ne Tirane, Fyle u shpreh se "retorika konfrontuese vetem do te rrise tensionet. Procesi zgjedhor duhet te finalizohet me qetesi, ne menyre konstruktive dhe me nje fokus ne te ardhmen". Ne deklaraten e mbajtur dje, ne takimin e Komitetit te Stabilizim Asociimit te Parlamentit Evropian me Shqiperine, ne Bruksel, Fyle ka bere nje analize te zhvillimeve te fundit ne vend, duke vene theksin ne gjetjen e dialogut per zgjedhjet ne Tirane. Fyle ka dhene vleresime per procesin e zgjedhjeve te 8 majit, ndersa ka theksuar se probleme ka pasur vetem ne Tirane. "Pergatitjet per zgjedhjet lokale ishin te qeta dhe te rregullta me perjashtim te disa probleme, por pergjithesisht procesi u konsiderua nga te gjithe vezhguesit si pozitiv. Numerimi, edhe pse me nderprerje dhe i shkeputur disa here, ishte konsideruar gjithashtu se ka qene transparent dhe ka funksionuar mire. Per fat te keq, nje situate tjeter ndodhi ne Tirane me tabelat e rezultateve", tha dje gjate takimit mes delegacioneve te dy parlamenteve, Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fule. Ai u shpreh se per numerimin e fleteve te votimit ne Tirane ka interpretime te ndryshme ligjore, duke cituar raportin paraprak te OSBE/ODIHR. Ne lidhje me procesin zgjedhor ne Tirane, Fyle deklaroi se per kete ceshtje Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Evropes, Thorbjorn Jagland i ka derguar nje leter kreut te qeverise shqiptare, Sali Berisha. Duke cituar letren e Jagland, Fyle ka theksuar se "ai shpreh preokupimin e tij per situaten pas zgjedhjeve te Bashkise se Tiranes. Ai thekson se ndarja politike eshte bere aq e rende sa mund te kercenojne funksionimin e duhur te institucioneve demokratike, qeverisjes se mire dhe progresit te metejshem ekonomik. Ai fton partite politike per te hyre ne nje dialog te vertete dhe per te kapercyer bllokimin politik, dhe informon per qellimin e tij per te kerkuar mendim ne Komisionit te Venecias per te shmangur situata te ngjashme ne zgjedhjet e ardhshme". Duke mbeshtetur deklaraten e Sekretarit te KiE, Fyle eshte ndalur dhe ne bojkotin e opozites, ku ka theksuar se eshte e rendeshme qe opozita te marre pejse ne miratimin e ligjeve te rendesishme. "Ftoj opoziten qe te marre pjese plotesisht ne aktivitetet e Parlamentit dhe per te perdorur kete forum institucional, per te arritur objektivat e saj politike", tha ai. Komisioneri ka permendur dhe ligjet qe duan shumice te cilesuar. "Bllokimin dhe mungesa e dialogut vazhdon te pengoje funksionimin efektiv te Kuvendit; ligjet qe kerkojne shumicen e votave ende jane te bllokuara bashke me emerime te rendesishme, te tilla si ajo e Avokatit te Popullit dhe gjyqtaret e Gjykates se Larte dhe Kushtetuese", tha Fyle.

REKOMANDIMET

Komisioneri per Zgjerimin ne BE, Stefan Fyle ka theksuar se gjithe energjite e klases politike ne vend jane fokusuar te zgjedhjet, duke mos perfunduar reformat per 12 rekomandimet e Komisionit Europian. "Fatkeqesisht energjite kane shkuar te zgjedhjet, nderkohe qe puna per 12 rekomandimet nuk ka mbaruar ende", tha Fyle. Ai ka shtuar se qeveria ka nje plan qe duhet te realizohet ne bashkepunim me opoziten. "Ne kemi prova te qarta gjate viteve te fundit se vendi dhe politikanet e saj jane ne gjendje per te arritur perparim te rendesishem. Zbatimi i pergjithshem i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimi i vizave jane sukseset qe tregojne aftesine e Shqiperise per te pasur perparim ne rrugen evropiane", tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›