E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji Zgjedhor: Te numerohet cdo vote

Te hapen te gjitha kutite per Bashkine e Tiranes, per te pare ne se ka edhe aty vota te sakta, por te hedhura ne kutine e gabuar per rezultatin e kryeqytetit. Ky eshte vendimi qe mori dje ne oren 23:54 minuta Kolegji Zgjedhor per ankesen e selise roze per kryeqytetin. Vendimi u mireprit nga kandidati Basha i cili doli mbreme ne nje reagim per media, duke thene se ai e pershendeste hapin e Kolegjit Zgjedhor. Basha ishte ne sinkron me deklarimet e tij te herepashershme, teksa ka rideklaruar se u respektua parimi kushtetues qe "vullneti i qytetareve te lexohet, cdo vote te numerohet".

"Pershendes vendimin. Ai eshte ne perputhje me parimin kushtetues qe cdo vote te numerohet dhe zeri i qytetarit te degjohet", deklaroi z.Basha. Partia Demokratike, reagoi gjithashtu pas mesnates duke nisur dita e marte duke theksuar se edhe ajo e mirepret vendimin e Kolegjit Zgjedhor per numerimin e te gjitha fleteve te kontestuara.

***

Ne limitet e kohes te dites se djeshme, Kolegji i Gjykates se Apelit, vendosi te pranoje pjeserisht kerkesen e Partise Socialiste te dorezuar ne kete kolegj mbi rezultatin e Bashkise se Tiranes. Nderkohe qe rrezoi pretendimin e PS per te mos e cilesuar te drejte rezultatin e prodhuar nga hapja e 117 kutive te votimit, qe kane nxjerre kandidatin e koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Lulzim Basha me 81 vota para. "Kolegji Zgjedhor vendos pranimin e pjesshem te kerkese padise se Partise Socialiste. KQZ duhet te hape, rinumeroje dhe rivleresoje votat ne 368 Qendrat e Votimit", lexoi relatorja e ceshtjes, Dhurata Haveri. Keshtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, duhet te nise menjehere nga puna me hapjen e kutive te votimit, ne qendrat e mbetura pa u vleresuar per te pare ne se ka edhe ne to flete votimi te hedhura ne kutine e gabuar por te vlefshme. KQZ deri me sot ka hapur 117 kuti per te prodhuar rezultatin ku kandidati i koalicionit "Aleanca per Qytetarin", Lulzim Basha rezulton me 81 vota me shume se kundershtari, Edi Rama. Ndonese Kolegji Zgjedhor dha nje vendim vetem pak minuta para se te hynte dita e sotme, per shqyrtimin e ankeses se PS, mbledhja nisi qe ne oret e para te mengjesit. Padia e trete e Partise Socialiste ne Kolegjin Zgjedhor, u mbrojt nga deputeti Damian Gjiknuri dhe nga avokati i selise roze Eridjan Salianji. Ne paraqitjen e fakteve, perfaqesuesi ligjor dhe deputeti socialist Damian Gjiknuri, u shprehen se padia kerkonte kundershtimin e te gjitha vendimeve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe lidhen me procesin zgjedhor ne Tiranen. Ai u shpreh se vendimi i KQZ-se per ndryshimin e tabeles se rezultateve per cdo njesi bashkiake dhe shpallja e tabeles permbledhese kane qene ne kundershtim me ligjin. "Vendimet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, jane marre pas hapjes se kutive nga KQZ qe prej dates 18 maj deri ne 23 maj dhe ne rezultat jane perfshire dhe votat e dala nga numerimi i fleteve te kontestuara", tha Gjiknuri. Deputeti socialist u shpreh se per te verifikuar pretendimet e PS-se, Kolegji duhet te shohe tabelat perfundimtare per te 485 qendrat e votimit ne Tirane, si dhe tabelen permbledhese te rezultatit te Tiranes. Perfaqesuesit ligjor te Partise Socialiste, argumentuan se vec vendimmarrjes se gabuar te KQZ-se, Kolegji Zgjedhor duhet te bazohet gjate ne marrjen e vendimit edhe ne faktin se fletet e votimit nuk kane numer te barabarte me numrin e zgjedhesve qe votuan ne daten 8 maj. Sipas avokatit te PS-se, ne fund te procesit te bere nga KQZ-ja, rezultojne 357 flete votimi me shume se sa votues. Nderkohe qe juristet e Partise Demokratike theksuan se vendimmarrja e KQZ-se ka qene ne funksion te zbatimit te ligjit dhe Kushtetutes per te lexuar voten e cdo qytetari. Nderkohe qe per numrin e votave per te cilat PS-ja deklaron se jane me shume se numri i zgjedhesve, avokati Ivi Kaso u shpreh se kjo mund te kete ndodhur per mungese te trajnimit te komisionereve si dhe per efekt te gabimit njerezor.

Trupi gjykues

Seanca maratone e Kolegjit Zgjedhor nisi dje ne oren 10:00, ku u degjuan pretendimet e juristeve te PS-se per rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane. Ne seance, morri pjese si pale e interesuar dhe PD. Nderkohe, vendimmarrja e KQZ-se per procesin ne Tirane eshte mbrojtur nga Drejtoresha Juridike e ketij institucioni. Trupi gjykues perbehej nga anetaret; Sashenka Jonuzi, Marie Qirjazi, Meriban Mullaj, Astrit Kalaja dhe Dhurata Haveri, e cila ishte dhe relatore e ceshtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›