Fyle: Zgjedhjet, nuk zgjidhin mungesen e kultures se kompromisit Rozeta Rapushi
Pak dite nga ardhja ne Tirane, Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle, jep nje mesazh per politiken shqiptare, duke i sugjeruar qe te gjejne kompromisin, pasi zhvillimi i zgjedhjeve nuk e zgjidh mungesen e kultures se kompromisit. “Zgjedhjet jane te rendesishme, por nuk zgjidhin ceshtje kritike: si mungesen e kultures se kompromisit dhe mungesen e perfshirjes”, - shkruan Fyle ne rrjetin e tij social ne “Twitter”, madje edhe ne gjuhen shqipe. Komisioneri kujton keshtu, se vizita e tij te henen ne Tirane, lidhet pikerisht me njohjen e situates dhe shkaqet e mos votimit te tre projektligjeve te vena si kusht per integrimin e vendit. Komisioneri ve ne dukje ne kete menyre, se ndonese zgjedhjet kane rendesi, konsensusi edhe bashkepunimi mes paleve, aktualisht eshte i domosdoshem per votimin e tre ligjeve per marrjen e statusit te vendit kandidat. Nderkohe, po diten e djeshme, zedhenesi i kabinetit te komisionerit, Peter Stano, u shpreh se zgjedhjet e 23 qershorit ne Shqiperi, do te kene te gjithe vemendjen e Komisionit Evropian, por edhe te Shteteve Anetare. “Komisioni po ndjek me vemendje nga afer zhvillimin e zgjedhjeve. Te njejten gje bejne edhe vendet anetare te BE-se. Ne konkluzionet e Samitit Evropian te dhjetorit, Shtetet Anetare theksuan se realizimi me sukses i zgjedhjeve parlamentare te ketij viti, jane nje test per funksionimin e institucioneve demokratike te vendit”, u shpreh Stano. Ne axhenden e parashikuar, Komisioneri per Zgjerimin, Fyle, do te zhvilloje te henen takime ne Tirane me lideret politike, kryeministrin, njeheresh edhe Kryetar i Partise Demokratike, si dhe kreun e opozites, Edi Rama. Thelbi i vizites, qendron ne votimin e tre ligjeve te kerkuara prej kater muajsh nga Komisioni Evropian per t’u votuar nga Shqiperia, ne menyre qe te marre statusin e vendit kandidat ne BE. Kushtet jane votimi i dy ligjeve, si ai per “Gjykaten e Larte” dhe “Nepunesit Civil”, si dhe Reforma Parlamentare.