Fyle viziton Shkupin, në 10 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit
SHKUP- Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian,Stefan Fyle mbërrin të hënën në Shkup, për një vizitë zyrtare, ku do të marrë pjesë në një konferencë për 10 vjetorin e marrëveshjes së Ohrit.
Në një deklaratë për mediat maqedonase para kësaj vizite Fyle ka deklaruar se vizita e tij vjen në kohën e duhur dhe nuk mund të konsiderohet rutinë. Ai ka bërë të qartë se Maqedonia duhet të zgjidhë konfliktin e saj me Greqinë për cështjen e emrit.
“Jam i bindur se tani ka kushte për marrëveshje për kundershtimet që ekzistojnë mes dy vendeve për këtë cështje. Realiteti politik është se BE nuk do të mbartë këtë problem, por ai patjetër duhet të zgjidhet”.
Lidhur me raportin e Komisioni Europain për përparimin e Maqedonisë në vitin 2011, Fyle nënvizoi se ai tregon përparimin që ka bërë një vend.
“Raporti nuk është si në provim. Ai më shumë është një pasqyrë që tregon se çfarë ka bërë vendi”, theksoi Fyle.
Evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, pritet të takohet me krerët e lartë te shtetit maqedonas dhe përfaqësuesit e partive politike.
(e.m/BalkanWeb)