E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janosz: Vatikani pritet ta njohë së shpejti Kosovën

VATIKAN- Vatikani pritet të jetë shteti i ardhshëm që do të njohë Kosovën, pasi Selia e Shenjtë pritet që së shpejti të pranojë pavarësinë e saj, ka thënë Juliusz Janosz, delegat apostolik i Vatikanit për Kosovën.

Pas meshës së shenjtë të mbajtur të dielën në Prizren, Janosz ka thënë për mediat se vetë prania e delegacionit të Vatikanit në Kosovë është dëshmi për këtë.

“Fakti që nuk jemi të varur nga Nunci i Beogradit, apo prej Nuncit të Shqipërisë, por e kemi një delegat apostolik e ka një domethënie që duhet të lexohet në këtë kuptim”,- është shprehur Janosz.
(tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›