KFOR ndalon në veri hyrjen ilegale nga serbia të kamionëve me karburant
PRISHTINË- KFOR njoftoi se në veri të Kosovës ka ndaluar dje hyrjen ilegale të tre kamionëve me karburant, që vinin nga Serbia, dhe se protestat atje janë nën kontroll ndërsa bllokada e rrugës në Banjskë është izoluar.
“Ushtarët e KFOR-it ndaluan kamionët me karburant në vijën e kufirit administrativ duke zbatuar rregulloren e UNMIK-ut, sipas së cilës DOG 33 është vendkalim i paautorizua. Më vonë kamionët u munduan që të kalojnë me dhunë, por përsëri u ndaluan nga pjesëtarët e KFOR-it”,- bëhet e ditur në një komunikatë për shtyp nga zyra e KFOR-it.
Gjatë paradites së sotme automjetet kishin bllokuar rrugën që të lidh me shtetin serb, duke penguar qytetarët që të shkojnë në banesat e tyre. “Megjithatë, rreth orës 11:30 kamionët dhe automjetet e tjera të ndaluara u kthyen për në Serbi”,- shtohet në komunikatën e KFOR.
Më tej njoftohet se pak kohë pas ndalimit të kamionëve të shtunën pasdite, demonstruesit u mblodhën në anën kosovare të DOG 33.
“Pas një faze agresive në mbrëmjen e djeshme, ata u qetësuan dhe qëndruan gjatë gjithë natës. Situata tani për tani është ende e qetë”,- thuhet në komunikatë.
(e.m/atsh/BalkanWeb)