E Diel, 1 Nëntor 2026

Interesimi per biznesin Lobo Sosa vizite ne grupin Taci Oil

Pas takimeve me personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, presidenti i Hondurasit, zoti  Porfirio Lobo Sosa ka zhvilluar një vizitë në zyrat e Grupit Taçi Oil. I shoqëruar nga delegacioni, pjesë e të cilit ishin dhe biznesmenë nga Hondurasit, presidenti është takuar me zotin Rezart Taçi dhe drejtues të tjerë Grupit Taçi Oil.

Në këtë takim fillimisht pati një prezantim kompanive pjesë e Grupit Taçi Oil si dhe të tregut të hidrokarbureve në Shqipëri. Gjatë bisedës pati interes për mundësitë e investimit në dy vendet. Sipërmarrësi shqiptar Rezart Taçi u njoh me një panoramë të ekonomisë si dhe me potencialet dhe resurset që ofrohen në Honduras.

Në zyrat e Grupit Taçi Oil, presidenti Porfirio Lobo Sosa tha se sipërmarrje si Taçi Oil dhe ARMO duhet të merren si shembuj të suksesit në biznes. Presidenti Porfirio Lobo Sosa ftoi zotin Rezart Taçi që të vizitojë Hondurasin për të parë atje mundësitë për investime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›