E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fytyra e re e urisë në botë

Samake Bakary shet oriz nga një
vozë druri në tregun e Abob
otes, në rrethinat veriore të
Abixhanit, Bregu i Fildishtë. E
gjithë pasuria e tij është kjo vozë në të
cilën ndodhet një lloj orizi i preferuar
për vendasit, me vlerë 1 dollar kilogrami.
Pak kohë më parë e konsideronte
një ditë të zakonshme kur arrinte të
shiste 150 kilogramë, ndërsa sot shet
vetëm gjysmën e kësaj sasie. "Njerëzit
më pyesin për çmimin dhe sapo e marrin
vesh, bëjnë tutje", ankohet shitësi i
orizit. Në fillim të prillit pati shumë
protesta nëpër rrugët e qytetit. Ato u
ashpërsuan aq shumë, saqë qeveria
madje shtyu edhe planet për të organizuar
zgjedhjet. "Bujqësia botërore ka
hyrë në një fazë të re, të rrezikshme e të
pasigurt", thotë Joachim von Braun,
kryetari i një think-tanku në Washington.
Si për të provuar këtë thënie, protestat
kanë shpërthyer në pjesën më të
madhe të vendeve të varfra përreth
brezit të Ekuadorit. Në rrugët e Haitit
demonstratat masive e detyruan
Kryeministrin që të jepte dorëheqje. Në
Kamerun u vranë 24 persona, Presidenti
i Egjiptit i dha urdhër ushtrisë që të
niste pjekjen e bukës, Filipinet vunë
dënim me burgim të përjetshëm për ata
që spekulonin me çmimin e orizit. Sipas
kryetarit të Dhomës së Tregtisë së
Bregut të Fildishtë, situata është shpërthyese
dhe stabiliteti politik kërcënohet
ndjeshëm. Një vit më parë çmimet
e orizit u rritën në masën 16%, ndërsa
të drithërave në 77%. Bëhet fjalë për një
nga rritjet më drastike të evidentuar
ndonjëherë të ushqimeve. Por këtë vit
shpejtësia e lëvizjes së çmimeve vertikalisht
po vazhdon me ritme të shpejta.
Që nga muaji janar çmimet janë rritur
me 141%. Çmimi pasqyron kryesisht
ndryshimet në kërkesë dhe ato në ofertë.
Këto ndryshime përfshijnë rritjen
e kërkesës në Kinë dhe Indi. Popullsitë
e këtyre vendeve befas kanë më shumë
kërkesë për konsum drithërash dhe
mishi. Përveç kësaj, drithi "ushqen"
edhe prodhimin e karburantit bio që
prodhohet në vendet perëndimore.
Këtë vit sasia e misrit, që ka shkuar për
prodhimin e etanolit në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës dhe Bashkimin Evropian,
është rritur shumë dhe vendet e
BE-së kanë nisur aplikimin e standardeve
të tyre të përdorimit të këtij
karburanti në jetën e përditshme. Si për
të përkeqësuar edhe më situatën ka
edhe faktorë të tjerë më të vegjël që
nuk shkojnë mirë dhe që po e përkeqësojnë
situatën, si: kuotat e eksportit nga
prodhuesit e mëdhenj të drithit, thashethemet
dhe paniku i përhapur për
rritje të mëtejshme të çmimeve. Ndryshime
të tilla nuk janë pasqyruar menjëherë
në bujqësi, kjo sepse ato nuk
mund të bëhen menjëherë. Fermerët
gjithmonë kundërpërgjigjen pak me
vonesë. Kjo edhe sepse qeveritë nuk
dhanë në kohën e duhur sinjale për
ndryshimin e çmimeve dhe nuk i
inkurajuan fermerët që të rrisnin prodhimin.
Nga 58 vendet më të goditura,
sipas Bankës Botërore, 48 kanë vendosur
kontrollin e çmimeve, mbështetjen
financiare ndaj konsumatorit, reduktimin
e eksporteve dhe uljen e taksave
e tarifave të tjera. Problemi i ushqimit,
në fakt është vetëm simptoma e një
tjetër problemi më të madh. Rritja e
çmimeve i ka dhënë fund një periudhe
30-vjeçare, gjatë së cilës ushqimi kushtonte
relativisht lirë, fermerët financoheshin
e ndihmoheshin nga shteti dhe
tregjet ndërkombëtare ishin pak a
shumë të kontrollueshëm. Sigurisht që
fermerët do të dinë t‘i përgjigjen situatës
së re të çmimeve të larta, duke shtuar
prodhimin dhe ekuilibri do të arrihet
sërish. Nëse gjithçka shkon mbarë,
atëherë ushqimi do të jetë sërish i
mundshëm të përballohet pa mbështetje
shtesë financiare dhe pasoja të
tjera, por për momentin bujqësia është
kapur mat dhe ndodhet në një situatë
të pashpresë. Epoka e ushqimit të
lirë ka mbaruar. Kalimi në një ekuilibër
të ri po del shumë më i kushtueshëm,
më i gjatë dhe shumë më i dhimbshëm
nga sa pritej. Zakonisht krizat ushqimore
kanë qenë të qarta dhe të lokalizuara.
Shpesh të korrat edhe nuk shkonin
mbarë për shkak të luftërave, apo
kushteve të motit dhe barra e kësaj mungese
binte mbi të varfrit e zonave të
caktuara të botës. Kjo krizë është ndryshe.
Ajo po ndodh në shumë vende
njëherazi dhe kjo është hera e parë e
përmasave të tilla që nga vitet ‘70. Një
tjetër karakteristikë është se nga kriza
po prek edhe popullsi të cilat nuk kanë
qenë shumë problematike për sa i përket
mungesës së ushqimit. Për shkak se
problemi nuk është reflektuar ende në
statistikat kombëtare, shkalla e
përhapjes së tij nuk mund të përcaktohet
me saktësi. Ndikimi ndaj të varfërve
do të varet nëse ata janë blerës, apo
prodhues. Sipas një vlerësimi konservator,
çmimet e ushqimeve mund të
reduktojnë fuqinë shpenzuese të të
varfërve të zonave urbane dhe fsha20% më shtrenjtë. Rreth 1 miliard vetë
jetojnë sot me 1 dollar në ditë, që është
edhe kufiri i varfërisë absolute, 1.5 miliardë
jetojnë me 2 dollarë në ditë. Sipas
kreut të Bankës Botërore, inflacioni i
ushqimit mund të zhysë në varfëri të
paktën 100 milionë vetë, duke zhdukur
kështu të gjitha fitimet, apo kursimet e
hequra mënjanë me aq mund brenda
një periudhe dhjetëravjeçare stabiliteti.
Se në ç‘mënyrë bota do ta përballojë
këtë krizë, do ta tregojë mënyra e
menaxhimit të ndihmës humanitare,
programet e mbrojtjes sociale dhe politikat
tregtare. Kjo për sa i përket situatës
afatshkurtër. Për sa i takon asaj
afatmesme, çështja shtrohet ndryshe:
Nga do ta marrë bota ushqimin e tepërt
që i duhet? Nëse furnizimet shtesë
vijnë nga fermat e mëdha në Shtetet e
Bashkuara, Evropa dhe prodhues të
tjerë të mëdhenj, atëherë ekuilibri i
botës do të prishej sërish, pasi pjesa më
e madhe e vendeve do të vareshin nga
prodhimet e pak vendeve. Deri tani
fermerët e vendeve të pasura i janë
përgjigjur situatës. Si në Amerikë, ashtu
edhe në Evropë parashikohet shtimi
i rritjes së prodhimit. Një tjetër ndihmë
e madhe do të vijë nga fermat e vendeve
në zhvillim. Për sa i përket prodhimit,
sigurisht që mënyra më e mirë për ta
shtuar atë është që të mbjellësh më
shumë. Por aktualisht sasia e tokave të
gatshme për t‘u mbjellë nuk është edhe
aq e madhe sa për të përballuar gjithë
shtimin e madh të kërkesës. Tokat e pashfrytëzuara
në Brazil dhe në Rusi, për
shembull, mund të bëhen gati për një
periudhë dhjetëvjeçare. Për disa lloje
prodhimesh bujqësore, kryesisht oriz
aziatik, sasia e tokave pjellore ka rënë
dukshëm, ndërkohë që një pjesë e tyre
janë kthyer në sheshe ndërtimi e janë
mbuluar nga betoni. Pavarësisht situatës,
me pak fjalë shtimi i ushqimit mund
të bëhet vetëm nga rritja e prodhimit,
por prodhimi nuk mund të shtohet e pakësohet
si të drejtohej nga një rubinet.
Situata mund të ndihmohet nga përdorimi
i kimikateve që rrisin pjellorinë e
tokës, apo nga shpikja e makinerive të
reja, por njëherazi duhen edhe farëra me
shumicë dhe farëra më pjellore, pra
kërkime të thelluara shkencore. Në vendet
e zhvilluara, pjesa më e madhe e
kërkimeve shkencore në fushën e bujqësisë
financohet nga qeveritë. Në vitin
1980, qeveritë nisën të reduktojnë
shpenzimet në këtë drejtim. Kjo ose
sepse ishte arritur njëfarë bollëku, ose
sepse me këtë çështje po merrej shumë
edhe sektori privat. Por pjesa më e madhe
e firmave të tilla u shndërruan në
monopole. Në tërësi shpenzimi për
çështjet e bujqësisë nga ana e shtetit në
vendet e zhvilluara ra ndjeshëm në dhjetëvjeçarin
e fundit. Kjo rënie pati një
ndikim të ngadaltë dhe të paevitueshëm.
Të krijosh një lloj të ri fare
është njësoj si të shpikësh një vaksinë të
re kundër gripit të shpendëve. Kur u
shpik varieteti i ri i orizit, IR8, në vitin
1966, u arrit një prodhim prej 10 tonësh
për hektar. Tani kjo farë jep një prodhim
të përgjysmuar, pasi me kalimin e kohës
efekti i ka rënë. Por ferma, fermerët, janë
vetëm një hallkë e zinxhirit të ushqimit
që nis me kompanitë e prodhimit të
farave dhe fertilizuesve e deri te kompanitë
e shpërndarjes dhe supermarketet.
Në të shkuarën, fundi i zinxhirit
më pranë konsumatorit nuk ishte shumë
i rëndësishëm. Politika e ushqimit bazohej
në përmirësimin e marrëdhënieve
mes fermerëve dhe furnizuesve. Revolucioni
i Gjelbër i viteve ‘60, për shembull,
nxori në dritë farëra të reja dhe fertilizues
të cilësisë së lartë. Në momentet
aktuale, Malavi po bën diçka të ngjashme.
Ndërkohë, në dhjetëvjeçarin e
fundit është bërë e rëndësishme edhe
hallka tjetër e zinxhirit. Një nga arsyet se
përse fermerët kenianë dhe etiopianë
nuk e rritën këtë vit prodhimin, nuk ishte
çmimi i lartë i fertilizuesve, por se
fermerët nuk mund të merrnin kredi për
të financuar blerjet e tyre për shkak të
krizës së përbotshme financiare. Në situatën
e tanishme edhe supermarketet
janë shumë më të rëndësishme për
fermerët në krahasim me periudhën e
mëparshme.
Teorikisht rritja e rëndësisë së tregtarëve
dhe supermarketeve duhet që t‘i
bëjë fermerët më fleksibël në lidhje me
ndryshimet e çmimeve, si dhe shijet e konsumatorëve.
Në disa vende kjo gjë funksionon,
por për sa u takon supermarketeve,
atyre u duhet një kualitet uniform,
domethënë një standard i lartë higjenik
dhe paketim i përshtatshëm, çka një vend
i varfër e ka vështirë që ta ofrojë. Kjo do të
thotë se më shumë shans për të përfituar
do të kenë fermerët e mëdhenj, sesa ata të
vegjlit e që vijnë nga vende të varfra, pavarësisht
prodhimit që mund të ofrojnë.
Ndër vështirësitë e kësaj situate të paprecedentë
mund të rendisim shumë syresh,
por për momentin dy gjëra janë shumë të
vështira për t‘u vlerësuar: shkalla e krizës
dhe masat afatgjata për daljen prej saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›