Nga Anglia: Murinjo shkon tek Interi
Ndërsa Roberto Mançini është shumë pranë fitimit të titullit të tretë radhazi në Serinë A, në Angli rifillojnë të flasin për Hoze Murinjon. Sipas "The Sun" dhe "Daily Mirror", gjatë fundjavës, tekniku luzitan duket se ka gjetur marrëveshjen me presidentin Morati, për të marrë drejtimin e skuadrës. Murinjo do të afronte te zikaltërit edhe dy lojtarë të tij besnikë: Frenk Lampard dhe Didier Drogba, për të cilin është gati një ofertë prej 45 milionë eurosh.