E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto‘o: Po nuk fituam, largohem

Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto‘o, ka deklaruar se do të largohet nga skuadra, nëse katalanët nuk fitojnë asnjë trofe deri në fund të sezonit të ardhshëm. "Nëse vazhdojmë të mos fitojmë ndonjë trofe edhe sezonin e ardhshëm, atëherë do të shkoj të luaj diku tjetër", tha sulmuesi kamerunas. "I kam bërë të gjitha në Spanjë, kam arritur nivelet më të larta këtu dhe nëse situata vazhdon të jetë e njëjtë do të transferohem në një kampionat tjetër".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›