Todt "pro" Moslit: Duhet të qëndrojë
"Për mua nuk ka asnjë dyshim se Maks Mosli duhet të qëndrojë në postin e tij. Nëse më pyesni nëse jam i lumtur për veprimet e tij si president i FIA-s, për aq kohë sa është në zyrë, mendoj se ka bërë një punë të shkëlqyer". Zhan Todt ka shprehur besim të plotë te Mosli, që pas skandalit seksual rrezikon të humbasë vendin e tij. Ish-administratori i Ferrarit ka pohuar gjithashtu se është i habitur nga të gjitha polemikat që ka ngritur jeta private e presidentit të FIA-s.