E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani e Morati: Dinjo, i shtrenjtë

Adriano Galiani ka folur rreth çështjes "Ronaldinjo", duke deklaruar se Milani nuk e ka arritur marrëveshjen me Barcelonën. Në fakt, spanjollët pretendojnë 50 milionë euro, për të hapur bisedimet. "Nuk kam thënë asnjëherë se jemi pranë marrëveshjes me Barçën. Nëse operacioni do të kryhet, në rregull, në të kundërt do të ndryshojmë objektiv". Në të njëjtën linjë duket edhe Morati: "Ronaldinjo është i shtrenjtë edhe për ne. Kushton shumë për të gjithë".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›