E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fytyra e shumëfishtë e J M Coetzee



Të gjitha mbi John. “Si mund të jesh një shkrimtar i madh nëse je thjesht një njeri i zakonshëm?”, - pyet një personazh në librin e ri të J M Coetzees, të titulluar “Summertime” (Koha e verës). Kjo autobiografi bujare vazhdon bisedën intime, ku laureati i çmimit “Nobel” ka pasur mundësinë të zhvillojë me një numër alter-egosh gjatë punës së tij.

Në një moment të caktuar të dy viteve të fundit, një shkrimtar eminent afrikano-jugor, banues në Australi, shkroi këtë vlerësim të kursyer për John Maxwell Coetzee: “Në përgjithësi, do të thosha se puna e tij ka mungesë në ambicie. Kontrolli i elementëve është tepër i ngushtë. Askund nuk percepton praninë e një shkrimtari që deformon mediumin e tij me qëllimin për të thënë atë që nuk është thënë kurrë më parë, gjë që për mua është shenja dalluese e të shkruarit të shkëlqyer. Tepër i ftohtë, tepër i ngushtë, do të thosha. Tepër e thjeshtë. Tepër e mangët në pasion.

Edhe kur një shkrimtar ka arritur famë ndërkombëtare dhe ka fituar trofetë më të mëdha - “Nobelin” dhe dy çmime “Booker”, në rastin e Coetzee-s - një depërtim i keq nuk është i lehtë për t’u bluar. Aq më e vështirë kur nuk është vetëm libri i kritikuar, por premisë mbi të cilën është ndërtuar një jetë e tërë: me pak fjalë, aftësia, dëshira dhe detyra për të shkruar. Më keq akoma, kur reportazhi kritik sulmon karakterin tënd, përgjatë kritikës së novelave.

Mund të tingëllojë lënduese dhe ndoshta është, edhe pse novelisti që e shkroi është J M Coetzee. Meta-reportazhi i keq i Coetzee-s del nga goja e një prej personazheve në librin e ri të Coetzee-s, ”Summertime” (Koha e verës), i cili është për vete Coetzee-n: “Summertime është plot me kritika të ashpra të Coetzee-s nga Coetzee, për Coetzee-n si shkrimtar dhe Coetzee-n si njeri”.

Kritiket janë katër gra, të gjitha njëherë e një kohë të dashura nga “John Coetzee”, nga personazhi Coetzee, tre nga ato duke i korresponduar në dashuri, në mënyra të ndryshme. Një tjetër thotë: “...për mendimin tim, talenti për fjalët nuk është i mjaftueshëm për të qenë një shkrimtar i mirë. Duhet të jesh gjithashtu një njeri i madh. Dhe ai nuk ishte një njeri i madh. Ai ishte një njeri i vogël, një njeri i parëndësishëm dhe i vogël... si mund të jesh një shkrimtar i madh nëse je thjesht një njeri i tillë?”

Coetzee ndërtoi reputacionin e tij në tetë novelat që ai publikoi mes viteve 1974 dhe 1999. Asnjë nuk ishte më pak se veçanërisht e mirë, por tri nga to kanë përcjellë punën e tij në radhën e gjërave që zgjasin përgjithmonë. E para vepër ishte “Duke pritur barbarët”, një parabolë rreth përdorimit të armiqve imagjinarë me qëllim kontrollin e shoqërisë.

Ai e fitoi çmimin “Booker” me novelën e tij të katërt, “Jeta dhe kohët e Michael K.”, një pasqyrim i drejtpërdrejtë të odisesë së heroit të tij nga qyteti për tek natyra e egër, dhe përsëri duke u përballuar me një luftë imagjinare në Afrikën e Jugut.

Një tjetër nga kryeveprat e tij “Disgrace” (Turpërimi), fitoi çmimin e dytë “Booker”, ku Coetzee hoqi përfundimisht maskën e tij për të shkruar historinë e një të vërtete të papërballueshme të një profesori të bardhë, i cili përfiton seksualisht nga një studente. Profesori pastaj shkon të jetojë me vajzën e tij në fshat, ku ajo dhunohet nga disa grabitës.

Fakti që dhunuesit ishin negroidë, shkaktoi zemërim në rangjet e larta të aparatit qeveritar të Afrikës Jugore.

Coetzee emigroi në vitin 2002 në Australi, gjë që nuk dihet nëse ndodhi apo jo si pasojë e një urdhri të ri afrikano-jugor.

Dostojevski është një hero për Coetzee-n. Kur atij iu dorëzua çmimi “Nobel” në 2003-shin, në vend të fjalimit, ai lexoi një tregim të shkurtër, një përrallë aluzive dhe të çuditshme, “Ai dhe njeriu brenda tij”, një krijim rreth dyzimeve, rreth një personazhi dhe krijuesit të tij, një refleksioni botëror, ku sa të afërt aq edhe të largët gjenden ato.

“Fundi i rrëfimit, - përfundon Coetzee, - është të thuash të vërtetën ashtu si dhe për veten”. Ai nuk ofron një recetë ekzakte për këtë, por eseja e tij sjell në pah mundësinë se autori dhe personazhi i tij gjithashtu mund të mos e dinë të vërtetën për veten e tyre; gjë që sjell, në rastin e Coetzee-s, mundësinë e nisjes së të bërit një realitet paralel me shpresën që, në kundërshtinë mes vetvetes së pabesë dhe pabesisë së personazhit që ai vetë ka krijuar, ai mund të perceptojë pak vërtetësi.

Coetzee është dy herë fitues i “Booker Prize”, më 1983 për librin "Jeta dhe koha e Michael K." dhe më 1999 për “Mosmirënjohja”.

Ai është një figurë vetmitari, një njeri i qetë, me sy joshës dhe që rrallë komunikon me shtypin. Preferon ta bëjë këtë me email. Aktualisht ai është profesor i jashtëm i Universitetit të Çikagos.

Më 1990 ai jep një intervistë për “Associated Press”, në shkallët e një hoteli në Manhatan, duke u menduar një copë herë për përgjigjet dhe fjalitë e ndërtuara saktë.

Librat e tij zakonisht janë të shkurtër, rreth 300 faqe, të koncentruara, duke fokusuar rrethanat personale në kushtet e aparteidit, regjimit racist në Afrikën e Jugut që keqtrajtonte shumicën zezake të popullsisë. Në veprat "Jeta dhe koha e Michael K.", “Duke pritur barbarët” dhe të tjera, ai shkruan për burra dhe gra që përpiqen të mbijetojnë në jetën e vështirë atje.

"Historia jonë është e tillë që njerëzve të zakonshëm u duhet të vendosin për gjëra të rëndësishme në situata të zakonshme, fare të rëndomta me të cilat ata nuk janë mësuar të përballen, - do të thoshte Coetzee në atë intervistë të vitit 1990 në shkallët e hotelit. - Mendoj se Afrika e Jugut këto 40 vitet e fundit ka qenë një vend ku njerëzit janë përballur me një realitet të vështirë dhe borxhe morale”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›