E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korça mbulohet nga bora, temperatura minus 5 gradë

KORÇË- Rajoni i Korçës është përfshirë mëngjesin e sotëm nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore. Reshjet e dëborës kanë nisur rreth orës 09.00 dhe deri tani nuk kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor. Kjo është bora e parë e këtij fillimviti në këtë rajon.

Sipas shërbimit sinoptik të Komandës Ushtarake Mbështetëse, Korçë, temperatura më e ulët ka qenë minus 5 gradë celcius dhe ajo më e lartë, që pritet të shënohet në mesditë, do të jetë minus 2 gradë celcius.

Rrugët Korçë-Kapshticë, Korçë-Pogradec-Qafë Thanë dhe Korçë-Ersekë janë të kalueshme. Policia e qarkullimit rrugor ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve të kenë me vete pajisjet dimërore.

(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›