Vrau për gjakmarrje, arrest me burg për 15 vjeçarin

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për vrasje për 15 vjeçarin Isa Shpuza.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e Vit të Ri, më 31 dhjetor ku 30- vjeçari Albert Dhampiraj u ekzekutua tek dera e shtëpisë së tij për motive gjakmarrjeje nga 15-vjeçari, Isa Shpuza
Ndërkohë mësohet se adoleshenti ka marrë përsipër vrasjen për gjakmarrje edhe për faktin se do të dënohet me pak se Kodi Penal parashikon për vrasje të tillë, nëse rezulton se ai shpallet fajtor.