G-99 ose apendiksi i Ramës!
Ardit Çela
Shpërdorimi i karaktereve, njerëzve dhe kauzave si sëmundje e pashërueshme e lidershipit të PS nuk kurseu në formën më të keqe dhe më të pamëshirshme G-99, alias G-Veliaj &CO, apo më thjesht akoma apendiks ose “zorra qorre” e Ramës.
Duke mbuluar me një shtresë të trashë boje imoraliteti militantizmin e djeshëm mjaftist, sot ata po përdoren e shpërdoren nga socialistët e djeshëm të pushtetit të lënë në 2005, sot drejtues të PS, të cilët po hakmerren në mënyrën më të pamëshirshme ndaj militantëve të djeshëm gjakholluar, duke i shndërruar ata në kor kakofonësh që gërvishtin veshët e të majtëve shqiptare, të cilët kanë mision t’u zënë vendin në mënyrë ilegjitime.
Gjithfarë 99-shash me identitete dhe biseksualitete politike lavjerrëse, majtas-djathtas janë lëshuar sot, që të shqyejnë në emër të panikut të Edi Ramës, për të zbythur të gjithë socialistet kudo që janë, duke u zaptuar edhe selinë e PS, ku në vend të rozës vënë ylberin shumëngjyrësh të Ramës, ka krijuar hapësira të mëdha për këdo, përjashtuar socialistët.
Këta vajza dhe djem pronë e E.Veliajt, që pasi hipotekoi paratë e shumta të “mjaftit” dhe pasi telendesi shesh më shesh dhe rrugë më rrugë shumë personazhe që drejtojnë sot PS-në, po përfundon misionin e filluar që në 2004-‘05 në bashkëpunim të ngushtë me Edi Ramën, që pas rrëzimit të F.Nanos t’u japë dërrmën e fundit edhe të gjithë socialistëve të mbetur akoma në PS.
Duke shkruar këto radhë nuk mund ta fsheh dot dyzimin tim se kujt po i drejtohem. Ajolës, Manjolës, Maklenit, Mishelenit, Oltës, Kristit, Leartit, atyre - këtyre apo Ramës vetë, ndonëse nuk mund ta fsheh se nuk ndihem mirë kur shoh bashkëmoshatarët e mi të keqpërdorur dhe të shtrënguar të gënjejnë publikisht.
Sot tek ne antikauza, e cila prej kohësh është edhe e pagëzuar dhe ka dy emra: Rama – Berisha, apo e anasjellta, është sigurisht edhe ajo e keqja e madhe, që si një gropë e zezë fut të rinj e të vjetër në të dhe sa herë që përpiqen të dalin prej saj, ngjyra e tyre është e zeza e pashqitshme.
Shqipëria jonë dhe shqiptarët më qartë se asnjëherë, kanë sot një lehtësi që nuk e kanë pasur më parë që të ndajnë kauzat e mëdha të LSI, shoqërisë civile e të vetë atyre, nga antikauzat, hajt se po përdorim të anasjellën, Berisha – Rama. U çudita vërtetë që ndërsa milionat e shqiptarëve janë të qartë për kauzat dhe antikauzat, bashkëmoshataret e mi, të konfuzionuar nga urdhrat e rëndë partiake për shpatullat e tyre, çoroditen kaq keq nga antikauzat e kryetarit të PS që dhunoi Kushtetutën, që prishi zgjedhjet, që betonizoi edhe Tiranën e tyre dhe të prindërve të tyre, e që doli në shesh për t’i dhuruar dhe prokurorinë Sali Berishës, duke kërkuar të zgjidhë hallin e tij të madh duke iu kundërvënë qytetarëve, që kërkonin vetëm një gjë, që Sali Berisha të ikte një orë e më parë. LSI-ja bëri një “gabim” të madh; Ajo foli edhe në shesh me zërin e qytetarëve dhe kërkoi që kryefajtori i tragjedive shqiptare që në këto tre vjet fillojnë nga Gërdeci e përfundojnë tek skamja e çdo familje edhe e mijërave që kishin dalë në shesh, pra kryefajtori Berisha duhej të ikte që sot.
Apendikset 99-sha dhe antikauzë, u bënë një me antikauzën dhe me stilin bashkiak të kryetarit të tyre, por edhe të pronarit të tyre Veliaj, që heqin e vënë kë të duan, që nuk kanë shqetësim aspak kauzat të qytetarëve, por thjesht e vetëm të shtojnë edhe një gram investim më shumë në “kauzën e tyre” për t’u zënë vendin përfundimisht socialistëve të fundit të mbetur në PS, panikun e punëdhënësit nga e ardhmja krejt tjetër e Shqipërisë në prag të ndryshimit të madh.
Lufta e Veliajt ndaj korrupsionit të djeshëm socialist u tret si kripa, në ujin e të korruptuarave të djeshëm të akuzuar nga vetë ai dhe bashkëjetesa me ta na thotë qartë se, gjoja lufta e tij e djeshme nuk ishte parimore por vetëm një gjobë ordinere për përfitime të mëvonshme ilegjitime sikurse edhe paratë e shpërdoruara pa mëshirë prej tij në emër të “Mjaftit”, tashmë të shndërruara në pasuri të paluajtshme kaq të mëdha sa që janë një ëndërr e paarritshme për shumë qytetarë, po kështu edhe për mijëra romë, nga ata që përqafon me shumë kujdes Veliaj popullor.
Këta bashkëmoshatarë të mi fatkeqësisht të përfshirë e shpërdoruar në një G 99 spekulative, mediatike e virtuale, jolegjitime dhe rrënuese e “Mjaftit”, duke e kthyer këtë të fundit në një mashë paendiks shtojcë, apo quajeni si të doni në duart e Velisë dhe Ramës, apo anasjelltas. Tashmë të gjitha dyshimet serioze e vazhdueshme, publike dhe shqetësuese për shpërdorim të fondeve për shoqërinë civile dhe devijimin e tyre për përfitim personal dhe politik, janë sot kaq evidente sa që natyrshëm nuk mbetet gjë tjetër vetëm që drejtësia e këtij vendi të thotë të sajën për to.
Për këdo nga bashkëmoshatarët tanë, prindërit tanë, gjyshërit tanë, është krejtësisht e pamundur të kuptojnë hibridin g99 që në mëngjes thonë se janë lëvizje politike dhe bubulojnë kur e thonë këtë, ndërsa në darkë shndërrohen në një lëvizje qytetare për t’u gdhirë mëngjesin tjetër në një ojq-f që rreh gjoksin se është e tillë dhe e dëshmon me një pacipësi të paparë edhe në gjykatat shqiptare.
Shpresova se duke lexuar të shkruarat e g 99-shave ish-mjaftiste se do të gjeja diçka vërtetë thelbësore, pasi mendoja që këta djem e vajza të shkolluara jo keq do të binin në nivelin e shkrimeve të porositura, pa argumente dhe mbi të gjitha, me një stil që ditët e fundit është bërë më shumë se bajat e u shëmbëllen fatalisht shkrimeve të kultivuara në mënyrë të përditshme rëndom në serat e Bashkisë së Tiranës.
Unë sinqerisht që nuk e kuptoj sesi këta bashkëmoshatarë të mi, që janë përpjekur të shkollohen si duhet të mendojnë që nuk është kauzë mbrojtja e Kushtetutës duke harruar qëllimisht apo nga kapja se të rinjtë evropianë ngrihen dhe tundin shtetin dhe opinionin publik për çdo veprim, që shkel shtetin e së drejtës, ndërsa këta mendojnë se qytetarët këtu në Shqipëri nuk duhet të shprehen për themelet e shtetit të tyre e për Kushtetutën e dhunuar nga kryetari i tyre Rama dhe kryetari i kryetarit tuaj plaku Berisha. Nuk duhet të shprehen qytetarët për demokracinë dhe për fjalën e lirë? Unë nuk e kuptoj dot se si këta mund të mos quajnë kauzë mbrojtjen e hapësirave publike në Tiranë, mbrojtjen e terreneve sportive te “Sk Partizani” e “Dinamo” mbrojtjen e Parkut Rinia, të liqenit, ku ju, prindërit e tuaj e mijëra prindër të tjerë dalin për dore me fëmijët e tyre, ku të moshuarit e këtij qyteti e kanë të vetmin vend në Tiranë ku mund të shkohet e të kalohen disa orë të qeta, e që kryetari juaj dëshiron ta bëjë kompleks betoni e pluhur? Apo edhe ju keni zgjedhur një gjë të ngjashme me Pezën për të jetuar, pasi Tirana jonë dhe e juaj është bërë e pajetueshme. Unë jam i bindur se këta bashkëmoshatarë të mi do të ndihen keq kur ne të gjithë do ta mbrojmë gjelbërimin tek liqeni, dhe do të vijnë me ne sepse antikauzat e kryetareve të tyre janë kaq dritëshkurtra, ndërsa jeta juaj është shumë më e gjatë për t’u shpërdorur kaq keq.