Parullat ishin tonat!
Petrit Vasili
Kemi ditë të tëra që po na lodh dhe po na mundon ndjenja e “fajit të madh”. Kemi bërë një “gabim” jo të vogël në mitingun e qytetarit Edi Rama duke marrë pjesë në të me ca parulla që i krijuan shumë keqkuptime Edit me DR. Berishën. Të sëkëlldisur për këtë keqkuptim të rëndë dhe me pasoja kaq të mëdha për Edin dhe për sherrin shumë të madh dhe shumë të padrejtë që po i bën atij, që gjatë zhvillimit të mitingut e deri sot Doktori, duke e quajtur fajtor për parullat që kërkonin që Berisha të iki sot se nesër është vonë, duam të kërkojmë edhe një herë publikisht ndjesë për ato parulla.
Asnjë nga ne nuk e dinte se do të krijoheshin kaq shumë keqkuptim midis Edit dhe Doktorit, për ato parulla se po ta dinim do të mendoheshim dhe mbase do të bënim ndryshe. Por ja që e keqja e madhe u bë dhe e panë të gjithë shqiptaret, të cilët duan të dinë edhe “fajtorin e vërtetë”, që kërkoi me gojën plot që të ikë Berisha një sahat e më parë. Fajtorët jemi ne doktor Berisha. Parullat ishin tonat. Mjaft me këtë grindje me Edin doktor, po ta përsërisim edhe një herë, parullat ishin tonat dhe Edi s`ka gisht fare në këtë punë. Pranoja më në fund ndjesat që Edi po i kërkon pa u lodhur në çdo vend dhe me shumë sinqeritet, nuk ka ç`bën më. Eshtë fajtor pa faj Edi. Ai kërkuar ndjesë për parullat kundër Berishës në emër të qytetarëve, dhe të gjithë e kanë mirëkuptuar hallin e madh të tij, sepse ai nuk ka kërkuar ndjesë në emër të shumë qytetarëve, por në emër vetëm të njërit. Edi ka kërkuar ndjesë vetëm ne emër të qytetarit Berisha, sepse për fat të keq të Edit mijëra qytetarë që kishin ardhur në shesh kishin ardhur vetëm për një gjë, sepse nuk duan ta shohin më asnjë minutë në pushtet Berishën.
Në fund të fundit Berisha po e tepron vërtet me Edin. Berisha në zyrë ishte gjate mitingut dhe në dritare të saj bile, i pa mirë edhe parullat që kishin edhe emër, dëgjoi edhe Ilir Metën që ja lexoi me zë të lartë e të fortë, por këtu doktori ka të drejtë dhe bën mirë që po i bën namin Edit, që edhe pse ishte aty, diku afër Metës nuk po bënte asgjë që ta pengonte të thoshte gjithë ato fjalë të rënda për doktorin.
Për këtë gjëmë të madhe Edi ka faj jo të vogël, se e preu në besë Doktorin e madh, që i kishte dhënë leje që të dilte në miting në heshtje, që të mos i prishte qetësinë dhe prandaj edhe kishte dalë në zyrë të punonte, duke ditur se shumë-shumë do të ndizej ndonjë qiri dhe asgjë më shumë. Ndërsa Ilir Meta e teproi vërtet në miting dhe ne nuk kemi ndenjur pa ja thënë atij.
Me ç‘të drejtë i kërkon gjithë ato gjëra të rënda në mes të sheshit ky Ilir Meta dhe fut në sherr Edin me doktorin e thotë me gojën plot: “Të ikë Berisha sot, nesër është vonë”.
Çdo të thotë kjo të iki doktori sot?
Të iki doktori vetëm e vetëm sepse është problemi më i madh i të gjithëve, sepse është përgjegjësi i certifikuar i Gërdecit, si dhe sepse është shkaktari i thellimit të një varfërie që ekstremizohet deri në një pamje migjeniane të saj.
Të iki doktori vetëm sepse raporti i njeriut Berisha me paratë e shqiptarëve ka qenë gjithmonë ai i grabitqarit që vërvitet pa mëshirë mbi prenë e tij duke arritur kulmin me piramidat në 1997, e ku për këtë arsye kryefjala e institucioneve ndërkombëtare ka qenë kontrolli i vazhdueshëm dhe i dyshimit të pashlyeshëm ndaj tij dhe klanit të tij pushtetor.
Të iki sot Berisha vetëm e vetëm sepse nuk e do prezencën e përhershme të FMN-së në Tiranë që të çlirohet nga çdo druajtje dhe që të grabisë paratë e buxhetit të shtetit në këtë vit elektoral, për t’i shndërruar ato në kapital politik për veten e tij dhe për maxhorancën e tij.
Të iki sot Berisha vetëm e vetëm sepse konsiderohet që nga Shqipëria e deri përtej Atlantikut si përgjegjësi i madh i Gërdecit, dhe sepse është njeriu që i bën presion të pashembullt Prokurorisë që ajo të pengohet që të zbardhë deri në fund Gërdecin, dhe kërkon bile që të asgjësojë edhe me anë të një ligji të ri.
Të iki sot Berisha vetëm e vetëm sepse është armik i votës së lirë, sepse nuk mund të organizojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të standardeve normale në Shqipëri aq më pak evropiane, sepse në çdo rast në këto tre vite, që ai qeveris vjedh zgjedhjet në Shijak sa që detyron tërheqjen nga zgjedhjet të vetë PS, në Pogradec po ashtu, edhe në Tiranë e kudo.
Ka të drejtë Berisha edhe Rama akoma më shumë, që këto nuk janë aspak arsye, por thjesht sebepe, që doktori të iki sa më parë, ato madje janë arsye shumë të forta që Doktori të rrijë deri ditën e fundit të qejfit të tij qeveritar.
Meta duhet përfundimisht të pranojë “fajin e tij” dhe të heqë dorë nga këto deklarata dhe veprime politike, me të cilat po infekton të gjithë vendin dhe mijëra e mijëra qytetarë, të mos guxojë më ta kërkojë dorëheqjen e doktorit, dhe aq më keq, të pushojë së futuri në sherr Edin dhe Doktorin me atë kërkesën shumë të keqe për dorëheqjen sot dhe jo nesër.
Doktori si burrë i besës dhe i hapur, ja ka premtuar Edit pak minuta përpara se Edi dhe të tijtë t‘i jepnin votën për Kushtetutën më 21 prill e që Doktori e kishte shumë për zemër, se nuk do të ikte nga pushteti për sa kohë që t‘i jepte ymër zoti. Edhe Edi si burrë i besës po i qëndron kësaj deklarate të doktorit, kështu që Ilir Meta të mbledhë mendjen dhe t’i lërë rehat, se shumë andralla e sherre po ju fut në shtëpi këtyre të dyve. Ilir Meta e mban veten edhe për politikan të madh dhe të rëndësishëm, por të gjithë po çuditemi me të. Si nuk e kuptoka dot një gjë kaq të thjeshtë, që doktori po demontohet vetë si predhat e Gërdecit dhe çdo ditë, mëngjes për mëngjes, zbërthen nga një bulon dhe ja çon Edit, ndërsa bulonin e fundit do ta zbërthejë po vetë ne qershor të 2009 dhe do ta çojë po vetë në PS së bashku me karrigen e tij, që nuk do ta marrë më me vete si në 1997, por do ta dorëzojë me inventar.
Eshtë momenti që përfundimisht të ndalet sherri në shtëpi, nuk mund ta durohet më gjithë kjo zamallahi, që Berisha po i bën Edit për parullat e LSI.
O Doktor rrumpalla, na ndje për këto fjalë të rënda, që politika e vjetër na i mësoi, mbylle sherrin, lëre Edin rehat, mblidhe mendjen, po ta themi për herë të fundit: Parullat ishin tonat.