E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përpos ankesave zhvillohet tenderi për Lotarinë Kombëtare

Kjo u bë e ditur sot nga Ministria e Financave, ku sipas sekretarit të Përgjithshëm Dorian Teliti , në garë u paraqitën kompania austriake "Lotari ostër rajsh"dhe konsorciumi LTO, i përbërë nga kompania ceke Synot, italiania "Lottomatica" dhe kompania nga qipro "GTECH". 

Ministria e Financave hapi në 18 maj garën për pjesëmarrjen në tenderin ndërkombëtar për dhënien e Licencës për Lotarinë Kombëtare. Kohëzgjatja e licencës do të jetë 10 vjet. Komisioni i vlerësimit të Aplikimeve, në praninë e aplikuesve hapi të mërkurën në orën 11.00, kur ishte edhe afati i fundit i paraqitjes së ofertave zarfet që përmbajnë dokumentet e aplikimit.

“Aplikanti i përzgjedhur fitues në garën për marrjen e licencës për Lotarinë Kombëtare paguan, në njërën nga bankat e nivelit të dytë, shumën prej 500.000.000 (pesëqind milionë) lekë, jo më vonë se 14 ditë kalendarike nga marrja e licencës, por në çdo rast para dërgimit të licencës për miratim në Kuvend. Kjo shumë kalon në buxhetin e shtetit”, thuhet në vendim.

Më pas, Komisioni i vlerësimit te Aplikimeve do të shqyrtojë aplikimet në përputhje me kriteret e kualifikimit në dokumentet e procedurës së garës dhe me pas do të bëjë vlerësimin dhe renditjen në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara në dokumentet e procedurës së garës. Autoriteti do të ftojë aplikuesin, aplikimi i të cilit është vlerësuar me më shumë pikë në procedurën e garës për finalizimin e procedurave për marrjen e licencës.

Tenderi u shoqërua me ankesa të shumta nga kompani pjesëmarrëse. Ankesa më e fundit u bë nga kompani turke INTRALOT 
Shefi ekzekutiv i kompanisë, Ahmet Sezer, i ka dërguar një letër ministrit të Financave, Ridvan Bode.

“Po ju shkruaj për të shprehur shqetësimin tonë serioz në lidhje me modalitetet e konkursit për të dhënë licencën e Lotarisë Kombëtare, shpallur nga ministria Juaj”, nis letra. Ai shpreh shqetësimin sipas të cilit kërkesat për kualifikim janë tepër kufizuese nga sa ndodh zakonisht, dhe metoda e vlerësimit dhe çmimit janë fokusuar si elementë më pak të rëndësishëm.

“Shprehim besimin se ministria shqiptare e Financave do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të siguruar një kornizë të drejtë për të lejuar konkurrencën që INTELTEK të marrë pjesë dhe të konkurrojë hapur në marrjen e licencës për Lotarinë Kombëtare. Inteltek është themeluar në vitin 2001 dhe është në pronësi nga Turktell, një filial i Turkcell, Intralot dhe Intralot Iberia Holding, me aksionet përkatëse të 55%, 20% dhe 25%. Është themeluar me qëllim të eksploruar dhe shfrytëzuar mundësitë në dispozicion të biznesit në sektorin e lojërave, Kompania është operatori i vetëm i lojrave dhe basteve sportive në Turqi”, thuhet në letër. /Start/

                                                                                             2012-06-20 15:21
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›