G8, vëmendja te ngrohja globale
Përgjatë vazhdimit të punimeve të një samiti të nisur të mërkurën në Akulia të Italisë, liderët e Grupimit të të Tetëve, i përbërë nga shtetet e industrializuara, u takuan dje me përfaqësuesit e Grupimit të të Pestëve, ku përfshihen ekonomitë më të mëdha në zhvillim, për të diskutuar mbi problemin e ngrohjes globale. Presidenti amerikan, Barak Obama, ka marrë përsipër drejtimin e Forumit të Ekonomive të Mëdha gjatë samitit të Italisë. Ky forum është një grup i cili ka në qendër të vëmendjes problemet që kanë të bëjnë me klimën dhe përbëhet nga anëtarët e G8-ës - Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me Brazilin, Kinën, Indinë, Meksikën dhe Afrikën e Jugut. Industritë e këtyre shteteve të marra së bashku janë përgjegjëse për 80 për qind të gazrave të dëmshme që lëshohen në atmosferë.
Sesioni në fjalë pasoi zotimin e liderëve të Grupit të të Tetëve për të treguar vëmendje të veçantë ndaj ngrohjes globale, kërkimin e rrugëve për të pakësuar sasinë e gazrave të dëmshme që prodhojnë ekonomitë e tyre dhe krijimin e platformës për zhvillimin e një samiti me pjesëmarrje të gjerë mbi problemet që kanë të bëjnë me ambientin. Sipas asaj që thonë zyrtarë të pranishëm në takim, samiti do të mbahet në dhjetorin e këtij viti në Kopenhagen të Danimarkës.
Përmes një deklarate, liderët bënë me dije se kishin ndërmend "t‘i bashkoheshin përpjekjeve globale për ta ulur në 50 për qind lëshimin e gazrave të dëmshme në atmosferë deri në vitin 2050, ndërkohë që për vendet e industrializuara kjo përqindje duhet të jetë jo më pak se 80". Ky synim pasqyron një vendim të njëjtë të marrë nga Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë muajit të shkuar.
Pas sesionit të parë të samitit, i zhvilluar të mërkurën, Obama dhe liderët e tjerë vizituan qytetin malor të Akuilas. Zona u godit nga një tërmet i tmerrshëm gjatë muajit prill, i cili shkaktoi 300 të vdekur dhe la pa shtëpi 45 mijë banorë.
Pritet që Obama të ngulmojë për paketa të mëtejshme stimujsh financiarë, gjë që reflekton vazhdimin e shqetësimeve mbi krizën ekonomike globale, pavarësisht shpenzimeve masive që kanë ndërmarrë qeveritë për ta ndalur. Sipas mediave anglo-saksone, "zoti i shtëpisë", Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, shpreson që eventi treditor të zhvendosë vëmendjen nga skandalet seksuale ku është përfshirë kohëve të fundit, të cilët kanë vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e tij në politikë e në majë të pushtetit. Kryeministri, i njohur për gafat e shpeshta në arenën ndërkombëtare dhe në mes të proceduarve të divorcimit nga bashkëshortja Veronika Liario, është nën hetim për akuza që lidhen me disa vajza që kanë pohuar se kanë marrë pjesë në disa festa private të tij, ku nuk kanë munguar as raportet seksuale, në këmbim të parave - akuza që përgënjeshtrohen me forcë nga Silvio Berluskoni. Berluskoni, thonë mediat e huaja, ka dashur të vërë në jetë një spektakël politik, duke e zhvendosur samitin e G8-ës nga Ishulli i Sardenjës (vendi ku është zhvilluar më parë) në Akuila, ku kërkon të përfitojë politikisht me anë të këtij gjesti.
Qyteti gjendet prej ditësh nën masa të jashtëzakonshme sigurie, ndërkohë që vazhdon të goditet nga tërmete me magnitudë të ulët. Autoritetet italiane bënë me dije se kanë arrestuar javës së shkuar gjashtë pjesëtarë të grupimeve terroriste të skajit të majtë, të cilët kishin plane të sulmonin samitin. Ndërkaq Papa Benedikti XVI lëshoi fjalë kritike mbi sistemin kapitalist përpara takimit, duke dënuar "dështimet dhe devijimet e rënda" dhe duke bërë thirrje për "një rrugë krejtësisht të re në të kuptuarin e biznesit".