Zgjedhjet High-Tech-a-Çift të 28 qershorit
Këto zgjedhje u proklamuan nga të gjithë si "HIGH-TECH", por teknologjia e tyre i përket jo më shumë se viteve ‘70. Në pamje të parë të krijohej përshtypja se teknologjia të rrethonte nga të gjitha anët, por ky ishte një iluzion i krijuar nga elementë luksi të vendosur me kujdes në një koreografi skenike, që ishte vjedhur bajatshëm nga një ide gjeniale: Big Brother!
Por le t‘i shohim elementet teknologjike veç e veç, për të parë nëse vërtet binte ndonjë çikë era high-tech.
- Kamerat e mbikëqyrjes në sallat e numërimit ishin njësoj si te "Bigu" dhe nuk kishte asgjë high-tech. Dikush mund të thotë se sinjali transmetohej me internet, por po i njëjti rezultat do të arrihej edhe po qe se transmetimi do të kryhej në mënyrë analoge. Megjithëse i proklamuar si arritje, ky sistem i shërben më shumë policisë dhe mediave, se sa KQZ-së apo sistemit elektoral në përgjithësi. Fakti i mbikëqyrjes së sallave nuk solli asnjë përshpejtim apo përmirësim të procesit, përkundrazi, në shumë raste devijoi vëmendjen nga procesi dhe u dha dorë të lirë ekstremeve të të dyja palëve për të treguar se sa të fortë ishin, sepse, hej, po i filmonin dhe mund t‘i shihte shefi se sa me zell e bënin punën. Duhet shtruar pyetja: A e ndihmuan KQZ-në kamerat për të marrë një vendim më të shpejtë dhe më të saktë për konfliktet pa fund në sallat e numërimit? Jo!
- Kamerat mbi tavolinat e numërimit dhe televizorët plazma të monitorimit ishin gjithashtu një 5 me hiç. Në vazhdimësi të sistemit të mbikëqyrjes së sallave dhe ky sistem ishte thjesht një mbikëqyrje që nuk luajti asnjë rol në përshpejtimin apo përmirësimin e sistemit të numërimit. I vetmi funksion i tij ishte të mbante nën kontroll grupet e numërimit, që për më tepër ishin zgjedhur nga vetë partitë. Por edhe ky nuk u realizua sepse e keqja nuk qëndronte aty. Edhe një herë: A ndihmoi në përmirësimin dhe përshpejtimin e sistemit?
Jo! Përkundrazi, e ngadalësoi në pafundësi dhe bëri që edhe persona të tjerë të paautorizuar të ndërhynin në një proces teknik, duke e koklavitur shpeshherë me qëllim të keq e tifozllëk.
- Dërgimi i informacionit në KQZ dhe te subjektet e interesuara nuk pati asgjë të re, veç fasadës së paraqitjes së rezultateve paraprake në internet nga KQZ-ja dhe nga një shoqatë. Megjithëse pati një element High-Tech në paraqitjen e rezultatit për publikun, ky nuk ndikoi aspak në përshpejtimin apo përmirësimin e procesit. Përveçse na la para kompjuterëve duke parë se si ndryshonin shifrat, nuk luajti asnjë rol tjetër. Ku ishte huazuar kjo teknologji? Nëse pranë numrave do vendosje "1X2" dhe një koeficient do kuptohej më lehtë: Baste "live" nga KQZ dhe ECA!
- Elementi më i rëndësishëm i këtyre zgjedhjeve ishin letërnjoftimet elektronike dhe rëndësia e tyre nuk duhet mohuar, por a u përdorën ashtu siç ishin menduar ato? Jo!
Me një printer 700 euro për printimin e kartave plastike mund të bëje sa letërnjoftime të doje me paraqitje thuajse të padallueshme nga letërnjoftimet e vërtetë. Duke e ditur që komisionet e qendrave të votimit nuk kishin asnjë mundësi të kontrollonin elementët e sigurisë të letërnjoftimeve, teoria se ato ishin elementi kryesor High-Tech, është qesharake. Fakti që direkt në TV pamë se si një vajzë mbeti pa votuar sepse një tjetër kish votuar në vend të saj, e vërtetoi këtë.
Numërimi ishte si në kohën e goglave të votimeve mesjetare. Në vend që të ishin blerë makina numëruese automatike si ato që përdor e gjithë bota e që do shërbenin për sa e sa zgjedhje, u blenë televizorë plazma që nuk i shërbejnë askujt e që me siguri tani do marrin pluhur e do dalin jashtë përdorimit në bodrumet e KQZ-së.
Paratë u harxhuan nga qeveria, që e bëri të sajën e nuk kurseu, ndaj faji duhet parë tek ata që propozuan e miratuan këtë sistem kontrolli; ose janë fare të paditur e s‘e kanë haberin ç‘do të thotë "High-Tech" ose e bënë me dashje për të lënë shteg manipulimi. Preferoj t‘i quaj të paditur më mirë!
Si do të ishin vërtet High-Tech zgjedhjet në 28 qershor?
1. Çdo qendër votimi të kishte një monitor kontrolli për vërtetësinë e letërnjoftimeve.
2. Personi që votonte një herë të shënjohej në bazën e të dhënave që mban listën e zgjedhësve automatikisht, duke shmangur votimin e tij në një vend tjetër.
3. Numërimi i votave të bëhej me makina numëruese automatike siç i bën e gjithë bota.
4. Rezultati elektronik të mos varej nga komisionet e qendrave të numërimit, por nga ajo që nxirrte makina numëruese.
Me këtë sistem Bullgaria mbaroi votimin dhe dha rezultatet 12 orë pas mbylljes së kutive. Këto ishin zgjedhje High-Tech. Të ngjashme si këto kanë bërë së fundmi dhe Angola dhe Tongo në Afrikë.
Zgjedhjet tona ishin tamam High-Tech-a-Çift!