Sulme kibernetike ndaj SHBA e Koresë së Jugut
Një sulm kibernetik, që ka nisur që ditët e para të kësaj jave duke vështirësuar punën e siteve qeveritare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Koresë së Jugut, goditi dje site të reja. Sipas agjencisë së shërbimeve të fshehta koreanojugore, sulmet mund të vijnë nga territori i Koresë së Jugut.
Gjithsesi, sipas ekspertëve, impakti i sulmeve, që u drejtohen dhjetëra siteve, përfshi Shtëpinë e Bardhë dhe zyrën presidenciale të Koresë së Jugut, është arritur të anashkalohet në masën më të madhe, por shërben si paralajmërim se Koreja e Veriut po përgatitet për luftë kibernetike. "Sulmi i paralajmëruar u ndërmor, por kundërmasat e forta e ndalën në masë të konsiderueshme", tha një prej drejtuesve të firmës "Ahnlab", që operon në industrinë e sigurisë online.
Shënjestër e sulmit u bënë disa site interneti të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshi këtu Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shërbimin Kombëtar të Inteligjencës. Te disa prej këtyre siteve, për njëfarë kohe, u bë shumë e vështirë hyrja. Edhe sitet në internet të disa bankave koreanojugore u bënë gjithashtu subjekt rrëmujash e shtimi të kërkesave për hyrje. Një zyrtar koreanoverior bëri me dije se qenë aktivizuar shpejt programet mbrojtëse dhe shërbimet ishin normalizuar brenda një ore.
Në rast se dyshimet e Koresë së Jugut janë të vërteta dhe është Koreja e Veriut përgjegjëse e sulmeve, zyrtarët besojnë se gjenden përpara një përshkallëzimi tensionesh me shtetin komunist, të cilat janë aktualisht tepër të larta për shkak të një testi nuklear në maj dhe lëshimit provokues të disa raketave balistike në korrik.
Por disa analistë e vënë në pikëpyetje fajësinë e Koresë së Veriut në këto sulme dhe vërejnë se mund të jenë kryer nga aktorë në spiunazhin industrial, ashtu si dhe nga hakersa të çfarëdoshëm. Një e përditshme koreanojugore citonte dje një ekspert sigurie se softueri i dëmshëm mund ta kishte origjinën edhe brenda kufijve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.