G99: KQZ, organ i politizuar e inkompetent. Tryeza pa kutitë, si sofra pa bukë

Tiranë, 11 shkurt, NOA Lëvizja G99 ka kundërshtuar
me anë të një deklarate për shtyp qëndrimin e konfirmuar prej Komisionit
Qëndror të Zgjedhjeve për mosdhënien e aksesit të informimit mbi fletët e
votimit për zonat e qarkut të Beratit dhe Tiranës.
Kjo në fakt ka qenë një kërkesë e bërë nga G99
ndaj këtij institucioni dhe në momentin e mohimit të saj, drejtuesit e kësaj lëvizje
e kanë cilësuar KQZ si një organ të politizuar dhe incompetent.
Së pari, dëshirojmë ti kujtojmë z. Ristani
se emërtesat procesverbal votimi dhe tabelat dhe provesverbal të numërimit
të fletëve të votimit, G99 i ka nxjerrë nga Kodi Zgjedhor. Është shumë
shqetësuese që kryetari i KQZ-së nuk është në dijeni të përmbëjtjes së Kodit
Zgjedhor, që është ligji themeltar mbi të cilin funksionon KQZ-ja, ka cituar
kreu i G99, Erjon Veliaj.
Sipas tij, G99 nuk kërkon një kopje juridike
të fletëve të votimit, por një kopje fizike të tyre.
Ne e dimë shumë mirë se KQZ disponon një
kopje fizike të fletëve të votimit, të cilat nuk janë asgjësuar. Neni 23, pika 1 dhe 2, e Kushtetutës, ligjit
themeltar në Republikën e Shqipërisë, garanton të drejtën e informimit për çdo
dokumentacion që disponon administrata shtetërore dhe institucionet e tjera të
krijuara me ligj, thuhet më tej në deklaratën e Lëvizjes G99.
Në fund drejtuesit e kësaj lëvizje, i drejtojnë
kreut të KQZ-së pyetjen se ëse fletët e votimit duheshin djegur, pse nuk i ka
djegur KQZ ato?
Nëse fletët do të ishin djegur, sigurisht që
ne nuk do ti kishim kërkuar. Sa kohë që nuk janë djegur, ne e dimë shumë mirë
se nuk po kërkojmë një objekt që sekziston, por një bazë materiale fizikisht
në dorë të KQZ-së, përfundon qëndrimi i G99 lidhur me një fakt të tillë.
n.e/NOA